Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Me rrëzimin e mureve duhet të merremi çdo ditë!
English

Me rrëzimin e mureve duhet të merremi çdo ditë!

Krejt i ndryshëm është realiteti i botës së sotme edhe pas rënies së murit të Berlinit. Kjo botë mbetet ende me kufij dhe mure të llojllojshëm, të mëdhenj dhe të vegjël, për rrëzimin e të cilëve duhet të merremi përditë, pa lodhje e dorëzim, për vete dhe të tjerët, për të sotmen dhe të ardhmen

Â

Nga Rexhep Meidani Në moshë të re, si nxënës në vitet e para të gjimnazit, në kuadër të mësimit të gjermanishtes, kisha korrespondencë me një moshatare (të quajtur Monika Schröder) në një klasë paralele gjimnazi në Gjermaninë Lindore. Ishte një korrespondencë e thjeshtë dhe e rregullt. Por, aty nga fillimi i viteve 60'të, letra ime u kthye mbrapsht me një shënim të papritur "unbekannt" (i panjohur) dhe pak më tej shkruhej: "Unbekannte Adresse" (adresë e panjohur). Me sa më kujtohet, në atë periudhë (1961) pas dyndjeve të mëdha të popullsisë nga Gjermania Lindore në Gjermaninë Perëndimore u arrit të bllokohej, me anë të një muri të mbushur dhe me kulla të larta vrojtimi, ky lloj emigrimi nga Gjermania Lindore nëpërmjet Berlinit për në Gjermani Perëndimore apo, në përgjithësi, për në vende të tjera Perëndimore... Në vitin 1989, i ndodhur në një vizitë shkencore në Gjermaninë Perëndimore, së bashku me dy kolegë të universitetit dhe akademisë (Kosta Koci dhe Mina Naqo), vetëm pak kohë përpara bashkimit të dy Gjermanive, midis të tjerash pata rastin të hipja dhe të bëja një fotografi mbi pjesën më të trashë të këtij muri, para Portave të Bradenburgut. Kam ende dhe një copë të vogël të këtij muri në bibliotekën time. Pa dyshim, e gjitha ishte dhe një rastësi e veçantë. Kjo më erdhi në mendje duke ndjekur ceremonitë dhe takimet e ndryshme me rastin e 20 vjetorit të rrëzimit të Murit të Berlinit. Si një ngjarje e madhe në përmbysjen e sistemeve totalitare, ato festime nuk mund të mos tërhiqnin vëmendjen e botës demokratike. Duke parë, lexuar dhe ndjekur këto ceremoni, deklarime, fjalime, shkrime, emisione të ndryshme nuk munda të mos rikujtoja dhe një episod tjetër të jetës sime, konkretisht: muret e larta dhe kullat e vrojtimit që po ndërtoheshin dhe rrethonin vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor. Ky episod i takon janarit të vitit 2006, kur me Presidentin Karter (Jimmy Carter), Karl Bildin (Carl Bildt) dhe Ana Palasion (Palacio) ishim ngarkuar në bashkëdrejtimin e një misioni ndërkombëtar në Palestinë. Në takimin me Ministren e Jashtme të Izraelit, Tzipi Livni (aktualisht drejtuesja e opozitës në Parlament), një nga shqetësimet e mia ishte pikërisht kjo lloj "burgosjeje" e re që po u krijohej të dy komuniteteve të ndara. Pra, bëhej fjalë për mure të larta deri në 8 metra, që për çudi, Livni i quajti thjesht "fences" (gardhe)! Dhe kuptohej qëllimi: nga njëra anë, për të mbrojtur pushtimet e territoreve dhe, nga ana tjetër, për të shmangur aktet terroriste. Bile, në prill 2006, u miratua projekti i plotë i Qeverisë izraelite për ndërtimin e këtyre mureve dhe kullave të vrojtimit, krahas postblloqeve kontrolluese. Sipas këtij projekti, gjatësia e mureve të tillë do të arrijë në 700 km; prej tyre afro 60 për qind është përfunduar, më pak se 10 për qind është në ndërtim, kurse pjesa tjetër (afro 30 për qind) nuk është nisur akoma... Por, edhe në SHBA ka nisur zbatimi i një projekti për ndërtimin e një muri gjatë kufirit me Meksikën. Natyrisht, edhe pse qëllimi është krejt tjetër (për të bllokuar apo minimizuar emigracionin klandestin tepër problematik), ndërtimi i këtij muri, sipas meksikanëve, është një "perde e re e hekurt". Krahas murit dhe kullave të vrojtimit janë shtuar pajisjet dhe personeli. Veçse një gjë e tillë është shoqëruar edhe me krijimin e rrjeteve të "biznesit" të pistë rreth murit, nën mur apo mbi mur. Sidomos, ai e ka zhvendosur kalimin klandestin të kufirit në zona më pak të kontrolluara (në zonat malore dhe pjesë shkretëtirash), duke e bërë migracionin nëpër këto kufij të shoqëruar me shumë viktima... Por, muret fizike janë vetëm një pjesë e vogël e problemit. Tepër shqetësues janë - muri ideologjik, muri i autoritarizmit, muri i abuzimit dhe korrupsionit, pamjet virtuale e fizike të mureve "teknologjisë" së lartë dhe asaj të ulët politike, muret e demagogjisë dhe gënjeshtrës, ato të psikopatisë, të fyerjes, kërcënimit apo "thyerjes së nofullave", muret e marifeteve, përvetësimeve e bllokimeve partiake, etj., etj... Po ashtu, ndryshe nga muri gjeopolitik dhe i militarizuar i Luftës së Ftohtë, një mur i madh (i vjetër dhe i ri) është edhe ai midis vendeve të pasura dhe atyre të varfra, midis vendeve prodhuese e përdoruese të teknologjisë së lartë dhe atyre të shkëputur tërësisht nga procesi i adoptimit teknologjik, atyre që shesin mallra dhe shërbime të teknologjisë së lartë dhe atyre që furnizojnë me lëndë të parë për pak para, duke dëmtuar dhe ndotur mjedisin e tyre, etj. Përveç tyre, sot muret e reja marrin forma të ndryshme. Ato lëvizin nga kufizimet e ashpra të vizave dhe të sanksioneve kufitare, deri te rritja e policisë, forcimi i ligjeve të azilit, marrëveshjet e ripranimit, etj. Edhe zona Shengen apo "Shengenlandi" ("Shengenstani") është në vetvete një "projekt muri", që shfrytëzon fqinjët si zonë bufer. Në këtë rast, portat kryesore mbahen gati të mbyllura për prurje drejt kësaj hapësire dhe, nga ana tjetër, rritja vazhdon të bëhet nga dera e pasme apo dritarja, me anë të trafikimit klandestin, spekulimit, shfrytëzimit, pagesave, etj., aq sa numri i personave të paautorizuar në Evropë arrin gati në 500.000 në vit, duke favorizuar në një mënyrë apo tjetrën ekonominë hije dhe nëntokën e krimit. Gjithashtu, ndërkohë që të jetuarit në "Shengenland" është një ëndërr e madhe për mjaft popuj të botës, vetë popullsia e kësaj zone është në rënie të vazhdueshme. Bile, vende të tilla si Gjermania, Italia dhe Spanja kanë nevojë për prurje të reja. Kështu, p.sh., deri në vitin 2050, Italia mund të arrijë një ulje me 16 milionë banorë, ndërsa Spanja dhe Gjermania prej afro 10 milion secila. Për më tepër, Gjermania ka nevojë për mbi 500.000 emigrantë të rinj në vit, pikërisht për të ruajtur përmasën e popullsisë aktive të saj. Por, kjo historia e mureve nuk mbyllet me aq. Kjo histori ndeshet dhe brenda nesh, si mur meraku, "qullje" e frike, si mungesë lirie e kuraje, si mungesë reagimi e rezistence, si servilizëm e dorëzim ndaj pasigurisë dhe jetës, etj. Ndërkohë që ajo që kërkohet është e kundërta, vetë "revolta civile", rrëzimi i të gjithë këtyre mureve brenda dhe jashtë nesh. Kjo nënkupton se nuk mund dhe nuk duhet të shihet, të merret apo të lexohet si plotësisht e sinqertë retorika e përditshme e politikës, apo retorika përgjithësuese e globalizimit për ndërtimin e një bote pa mure. Sepse, krejt i ndryshëm është realiteti i botës së sotme edhe pas rënies së murit të Berlinit. Kjo botë mbetet ende me kufij dhe mure të llojllojshëm, të mëdhenj dhe të vegjël, për rrëzimin e të cilëve duhet të merremi përditë, pa lodhje e dorëzim, për vete dhe të tjerët, për të sotmen dhe të ardhmen...

KOMENTE