Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot hyn në fuqi zyrtarisht Traktati i Lisbonës, parashikon zgjerimin e mëtejshëm të BE-së
English

Sot hyn në fuqi zyrtarisht Traktati i Lisbonës, parashikon zgjerimin e mëtejshëm të BE-së

Bruksel, 1 dhjetor, NOA - Traktati i Lisbonës hyn sot zyrtarisht në fuqi, duke përmbyllur kështu rrugën e vështirë nëpër të cilën eci derisa gjeti miratimin nga e gjithë anëtarësia e BE.

E ashtuquajtura Marrëveshja Reformuese e Bashkimit Evropian vendos baza të reja për një BE e cila në të ardhmen duhet të funksionojë më mirë dhe në mënyrë demokratike.

Ajo u nënshkrua para dy vjetësh në Lisbonë, por deri në ratifikimin përfundimtar nga të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së pati shumë konflikte brenda bashkësisë evropiane si edhe diskutime të ashpra politike rreth saj.

Republika e Çekisë ishte e fundit që e miratoi atë pasi presidenti i saj Vaclav Klaus ishte i mendimit se ajo nuk ishte në të njëjtën linjë me kushtetutën e vendit të tij.

Por pas vendimit përfundimtar të marrë nga Gjykata Kushtetuese Çeke dhe bindjes së

Klaus për firmosjen e kësaj marrëveshje, Traktati i Lisbonës quhet i ligjëruar.

Ai parashikon ndër të tjera edhe zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian, duke shënuar një pikë plus për Shqipërinë, e cila e aspiron një gjë të tillë.

Ceremonia e nisjes së funksionimit të Traktatit të Lisbonës do të mbahet në kryeqytetin portugez ku marrin pjesë edhe Presidenti i ardhshëm e Këshillit të përhershëm të BE-së Herman Van Rompuy dhe përfaqësuesja e parë e propozuar për marrëdhëniet me jashtë në BE, Chaterine Ashton.Â

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE