Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Ndarje pushteti me PS nuk do të ndodhë kurrë
English

Berisha: Ndarje pushteti me PS nuk do të ndodhë kurrë

Tiranë, 2 Dhjetor NOA - Kryeministri Sali Berisha deklaroi para pak çastesh në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp që ende po vazhdon, se nuk ka asnjë plan që të ketë një bashkëqeverisje me Partinë Socialiste të drejtuar nga kreu i saj aktual Edi Rama.

"Ndarje pushteti nuk do të ketë kurrë, për këtë duhet të jeni të sigurt", - u shpreh Rama.

Berisha nuk mohoi të ketë marrë një mesazh nga Edi Rama që i kërkonte marrjen e presidentit pas skadimit të mandatit të Bamir Topit, duke theksuar se "nuk bëj koalicion me Ramën" dhe vënë në dukje se "koalicioni aktual funksionon".

Në këtë kuadër, Berisha vijoi duke thënë se në vitin 2006 është përballur me kërkesa nga kreu i PS, Rama, në mënyrë të përsëritur për ndryshime ligjore duke nisur nga reforma zgjedhore, të cilën Berisha tha se e pranoi për hir të konsensusit PD-PS.

Më tej Berisha pohoi se ka bërë lëshime të herëpashershme ndaj Ramës, por ato me pikatore, pasi siç tha, Rama herë pas here lëshon kërkesa nga më absurdet deri në bojkot të zgjedhjeve të 28 qershorit, para zhvillimit të tyre.

e.r/NOA Vijon me raportin e plotë...

Lexoni mbi argumentin:

Berisha publikon dosje me abuzime 750 milionë euro "të njerëzve pranë Edi Ramës"
KOMENTE