Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bushati: Berisha ka hapur librat e shtëpive tona për të mbajtur mbyllur kutitë
English

Bushati: Berisha ka hapur librat e shtëpive tona për të mbajtur mbyllur kutitë

Tiranë, 2 dhjetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati doli sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës u shpreh se kryeministri Berisha nuk po justifikon dot dështimin e vizat me shpifjet për opozitën.

"Dje Sali Berisha tentoi në mënyrë spekulative që dështimet e qeverisë së punëve të zeza në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave t'ia faturojë opozitës shqiptare dhe Bashkimit Evropian, të cilat sipas tij influencohen nga opozita.

Në vend që t'i kërkonte ndjesë qytetarëve të vendit të tij, për faktin se shqiptarët  nuk do të përfitojnë lëvizjen e lirë këtë fund viti si maqedonasit, serbët dhe malazezët, Berisha zgjodhi sërish armën e tij të preferuar, gjuhën e urrejtjes, shpifjet monstruoze, të cilat bota demokratike ku duam të integrohemi ka kohë që i shpërfill dhe i refuzon me përbuzje" tha Bushati. Â

"Sali Berisha ka hapur librat e shtëpive tona për të mbajtur mbyllur kutitë e krimit të tij elektoral. Liberalizimi i vizave nuk është e nuk mund të jetë më një meritë e qeverisë që e la Shqipërinë të fundit, por një vullnet i BE-së për t'u dhënë edhe shqiptarëve lirinë e munguar të lëvizjes, pavarësisht papërgjegjshmërisë së qeverisë për të përmbushur në kohë kriteret" tha më tej Bushati.

Sipas tij, Berisha nuk e justifikon dot vonesën e tmerrshme në këtë proces me hapjen e pritshme të kufijve, ashtu sikundër nuk e mbyll dot debatin për kutitë duke përhapur kudo gënjeshtrat e tij për opozitën

k.k/NOA

KOMENTE