Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çështja e emrit, Gruevski nesër takim me kreun e KE, Barroso në Bruksel
English

Çështja e emrit, Gruevski nesër takim me kreun e KE, Barroso në Bruksel

Bruksel, 2 dhjetor, NOA - Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski do të takohet nesër në Bruksel me kreun e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ku çështja e emrit bëhet me dijeni se do të jetë në qendër të bashkëbisedimit të tyre.

Javën që vjen do të vendoset nëse Maqedonia do të hyjë në fazën e fundit para anëtarësimit të plotë, por mund të ndodhë që Greqia ta bllokojë këtë proces.

Deri në datën 7 dhjetor, është përcaktuar afati që këto dy vende ta zgjidhin çështjen e mosmarrëveshjeve për emrin, por duket se kjo ka pak gjasa që të ndodhë.

Ndërkaq, në fundjavë, kryeministri maqedonas është takuar me atë grek, me të cilin u tha se nuk arriti ndonjë progres në lidhje me çështjen e emrit të ri të Maqedonisë.

Pritet që takimi i 7 dhjetorit të sheshojë njëherë e mirë mosmarrëveshjet, ndërsa emrat kryesorë që qarkullojnë për Maqedoninë janë "Maqedonia Veriore" dhe "Maqedonia e Re".

n.e/NOA

KOMENTE