English

Dosjet e Berishës, reagon Rama: Unë nuk jap leje ndërtimi por firmos ato që jep KRRT

Tiranë, 2 Dhjetor NOA - Kryetari i Bashkisë së Tiranës doli para pak çastesh në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku vlerësoi se akuzat e Berishës për leje ndërtimi abuzive janë spekulative dhe të pavërteta.

Katër anëtarë janë të zgjedhur nga Berisha dhe katër anëtarë të tjerë janë zgjedhur nga ne, - sqaroi kryebashkiaku Rama.

"Deri në vitin 2007, shumicën që ka vendosur gjithçka në KRRT e Tiranës e ka pasur Sali Berisha", deklaroi Rama.

"Nuk ka asnjë leje ndërtimi ku unë të kem përdorur votën time", tha Rama duke shtuar se çdo vendim është marrë me shumicë më të madhe se shumica e thjeshtë.

Rama shtoi se çdo kontroll që është ndërmarrë nga mazhoranca e djathtë nuk ka nxjerrë asnjë shkelje në vendimet e dhëna nga KRRT e Tiranës.

"Berisha ta harrojë se do të tërheqë popullin zvarrë me këtë maskaradë akuzash, duke tërhequr vëmendjen me të tilla akuza që ai do t'i duhet t'i provojë në gjykatat e këtij vendi dhe deri në gjykatën e Strasburgut".

Rama theksoi më tej se "ky paloburrë nuk ka pasur guximin të provojë asnjë akuzë të mëparshme të hedhur prej tij".

Më tej, Rama tha se "Berisha e ka kthyer në komedi, luftën kundër korrupsionit" dhe e akuzoi kryeministrin se "e ka kthyer në qenef debatin politik në Shqipëri".

Rama e konsideroi Berishën si "gërmadhë morale" që sipas tij, "këndon si gjeli në majë të plehut" duke iu referuar kutive të votimit që kryesocialisti i mban peng duke mos i hapur.

Në përfundim, Rama e akuzoi Berishën se "e ka futur vendin në një krizë ku gënjen veten se do të dalë".

Këtu ai paralajmëroi se protesta të reja do të ketë nga PS duke theksuar se do të jenë pjesëmarrës, dy herë më shumë se në atë pararendëse.

e.r/NOA Vijon...

Lexoni si erdhi reagimi: Berisha publikon dosje me abuzime 750 milionë euro "të njerëzve pranë Edi Ramës"

KOMENTE