English

Publikohet fotoja e aksidentit të Benzema

Spanjë, 2 dhjetor NOA - Kjo është foto e aksidentit që është shkaktuar nga lojtari i Real Madridit, Karim Benzema me makinën e tij të markës "Audi".

Duhet thënë që aksidenti ka qenë pa dëme për lojtarin dhe kjo ka ardhur si rezultat i shpejtësisë së vogël me të cilën ai po ngiste automjetin.

Karim Benzema ka humbur kontrollin e makinës me një shpejtësi të ulët dhe është përplasur me një pemë që ndodhej në krah të rrugës.

Kjo gjë ka ndodhur gjatë kthimit të lojtarit nga Barcelona, ku ekipi i Realit të Madritit zhvilloi ndeshjen në të cilën u mund me rezultatin 1 me 0.

Me sa duket shpejtësia e makinës ishte rreth 50 kilometra në orë dhe lojtari u ndihmua shumë dhe nga hapja e airbegëve.

r.b/NOA

KOMENTE