Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria rikthen tollonat, Ksera: Kupon ushqimesh për të varfrit
English

Qeveria rikthen tollonat, Ksera: Kupon ushqimesh për të varfrit

Nga Blerina Ahmetaj

Tiranë, 2 dhjetor NOA - Rreth 60 mijë persona të cilët jetojnë në varfëri ekstreme do të përfitojnë gjatë vitit 2010 paketë ushqimore falas nga shteti, kjo përmes kuponit ose tollonit që do tu shpërndahet nga pushteti vendor.

Në një intervistë ministri i Punës Spiro Ksera sqaron sot hollësitë e vendimit që mendohet të reduktojë nivelin prej 2 përqind të varfërisë ekstreme në vend.

Z.Ministër, si keni menduar të reduktoni nivelin e varfërisë në vend?

Në kuadër të reformës së ndihmës ekonomike që kemi ndërmarrë si pasojë e abuzimeve të konstatuara deri tani, kemi menduar që krahas ndihmës ekonomike kesh në lekë, të kemi dhe ndihmë ekonomike në natyrë, në formën e kuponit i cili do të përmbajë një sasi ushqimesh. Kjo po diskutohet në nivel ekspertësh dhe dietologësh por dhe në bashkëpunim me pushtetin vendor. Duhet t'ju them se kemi menduar që këtë ta shtrijmë në të gjithë vendin atje ku ka varfëri ekstreme.

Specialistët tanë janë duke përgatitur hartën e varfërisë dhe në bazë të saj do të bëhet dhe shpërndarja e kuponit gjatë vitit 2010. Vendimi është duke marrë formën përfundimtare pasi ne këtë masë të përkohshme për uljen e nivelit të varfërisë duam ta institucionalizojmë nga ana ligjore dhe presim që ta kalojmë për miratim javën e ardhshme në qeveri.

Sa është fondi që do t'i kushtojë ministrisë aplikimi i kësaj mase?

Ne e kemi përcaktuar në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm dhe ky fond është 5.2 miliardë lekë, pra është rritur me 24 për qind më shumë se një vit më parë.

Mendohet që me këtë masë që do të ndërmarrim të përfitojë rreth 2 për qind e popullsisë së varfër në vend.

Por në asnjë mënyrë nuk bëhet fjalë heqja e ndihmës ekonomike në lekë.

Krahas tollonit apo kuponit të ushqimeve do të vijojë dhe shpërndarja e ndihmës ekonomike.

Sa do të vazhdojë aplikimi i këtij vendimi?

Në fakt duhet thënë se kjo është një masë e përkohshme dhe për këtë ekspertët e huaj nuk kanë qenë dakord, por ne e shohim si një masë imediate, urgjente. Kur shohim raste në televizor të atyre njerëzve që lidhen me zinxhirë e ushqehen nga komshinjtë pasi të afërmit nuk kanë me çfarë t'i ushqejnë, atëherë mendojmë se kjo që kemi vendosur është shumë e drejtë dhe duhet zbatuar sa më parë.

Mendojmë ta aplikojmë deri në daljen e popullatës nga varfëria ekstreme dhe minimumi jetik ku jetojnë, por me rritjen ekomomike dhe zhvillimin e atyre zonave që sot janë në skamje, do të shihet dhe heqja e aplikimit të kuponit ushqimor.

b.m/NOA

KOMENTE