Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtypi me makinë kalimtarin e u largua nga vendi i ngjarjes, bie në pranga
English

Shtypi me makinë kalimtarin e u largua nga vendi i ngjarjes, bie në pranga

Korçë, 2 dhjetor, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i ngjarjes" parashikuar nga nenet 290/1 dhe 273 të Kodit Penal 19-vjeçarin Korado Kitani.

Kjo pasi ai duke drejtuar mjetin e tij tip xhip me targë KO 0034A në qytetin e Korçës, është përplasur me mjetin ‘Motokaro Piaxho' me targë KO 357A me drejtues 56-vjeçarin Yllson Shuri, banues në fshatin Bulgarec.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet për kurim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Korado Kitani pas aksidentit është larguar bashkë me mjetin e tij nga vendi i ngjarjes.

Por nga ana e policisë u bë e mundur kapja e autorit dhe më pas u kryen veprimet e nevojshme proceduriale, materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE