Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori i OSBE, Bosch: Politika të përdorë një gjuhë më të butë, koha për dialog
English

Ambasadori i OSBE, Bosch: Politika të përdorë një gjuhë më të butë, koha për dialog

Tiranë, 3 dhjetor, NOA - Në një kohë kur tonet e drejtuesve të politikës shqiptare duket se janë ashpërsuar ndjeshëm ditët e fundit, nga përfaqësuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Tiranë, Robert Bosch, ka mbërritur mesazhi i "armëpushimit".

"Politikanët duhet të përdorin një gjuhë më të butë", mësohet të jetë shprehur ai pas pas takimit të sekretarëve parlamentarë të rajonit për teknologjinë e informacionit.

Ndër të tjera, ambasadori i OSBE-së e ka vënë theksin edhe tek zgjidhja e krizës politike, për të cilën ka pohuar se e ka bazën tek gjetja e dialogut të përbashkët politik dhe zhvillimit të tij vetëm brenda dyerve të Kuvendit.

Në këtë mënyrë, ai ka lënë të kuptohet se opozita duhet të kthehet sa më parë në Kuvend për të patur një atmosferë të qetë politike në vend.

"Është koha që politika të ketë një dialog të qëndrueshëm. Dialogu fillon në Kuvend", theksoi Bosch lidhur me një fakt të tillë.

Këto deklarata të përfaqësuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Tiranë janë bërë pak orë më parë se opozita të vendosë për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë në kuadrin e vijimit të aksionit të saj politik, pasi ka skaduar afati që ajo i caktoi kryeministrit Berisha për reflektim mbi hapjen e kutive.

a.ymeraj/NOA

KOMENTE