Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Përfshirja e fëmijëve të mi në politikë
English

Berisha: Përfshirja e fëmijëve të mi në politikë

Kryeministri Sali Berisha thotë se nuk do të pengonte hyrjen në politikë të djalit dhe vajzës së tij por as nuk i mbështet ata në nisma të mundshme që siç thekson, nëse do të realizoheshin, do të ishin në bazë të rregullave që ka PD për aderim.

Më poshtë vijon intervista që kryeministri dha mbrëmjen e së Enjtes për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin "Opinion" të Tv Klan:

Konstatohet se situata politike është e tensionuar madje së fundi janë rritur tonet?

Është një dhjetor i mrekullueshëm. Por mbeturina të regjimit të vjetër në vitin 2009, po sillen në mënyrë identike siç silleshin në vitin 1990. Nuk ka dëshmi më flagrante të dëshmisë dhe botëkuptimit stalinist, të mos njohjes së rezultatit të zgjedhjeve të certifikuar nga 20 e ca mijë komisionerë socialistë. Këtu është thelbi i mentalitetit stalinist. Një votë e certifikuar nga e tërë media shqiptare. Nëse ka media të specializuara në Evropë më shumë se media shqiptare, nuk besoj. Ishte një votë e certifikuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë, nga kryetarët e qeverive të mbarë botës, nga 27 Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian. Që të gjithë e dinë se për një kauzë mafioze të vërtetë bëhet e gjithë kjo, jo për demokracinë. Këta deputetë po i mban peng Edi Rama dhe kupola e tij. Kemi të bëjmë me një kërkesë që e kthen Shqipërinë në kohërat më të zeza, vitin 1950, ku për ekzekutimin e intelektualëve, firmosej në Byronë Politike, dhe gjyqi bëhej të nesërmen.

Ç'lidhje ka kjo?

Ka lidhje, se ka një vendim gjykate.

Ka të drejtë qytetari ta shohë votën e tij?

Unë jam gati nesër ta votojë që ta shohin qytetarët, po duhet të sanksionohet në ligj. Gjykata ka vendosur tashmë. Rinumërim do të ketë vetëm kur ka kundërshti gjatë rinumërimit. Kështu e kërkoi vetë Rama. Tani ai kërkon të kundërtën.

Pse s'i hapni kutitë, sa për të parë votën?

Nuk ka rëndësi rezultati, ka urdhëruar gjykatësi. Nuk mund të rinumërohen votat. Përcaktohet në ligj se kur dhe si mund të bëhet rinumërimi. Nëse një komisioner i PD apo i PS, thotë se nuk është dakord me rinumërimin dhe ka pakicën, procesverbali vjen në KQZ. Këtu nëse shihet se numërimi është kundërshtuar, realizohet rinumërimi.

Cila është mënyra për të realizuar rinumërimin?

Nuk ka mënyrë për t'u rinumëruar votat. Kanë dhënë vendim gjykatat.

Si do të zgjidhet situata atëherë?

Nëse dikush ndërton qëndrimin e tij mbi një kauzë mafioze, nuk ka zgjidhje. Deri më sot nuk ekziston asnjë institucion ndërkombëtar, i as edhe një qeverie të vetme në Evropë që të thotë po për hapjen e kutive. Nëse një grup mafiozësh, duan ta përdorin këtë kauzë si të keqen e vendit, është zgjidhja e tyre. Nuk ka dhe s'do të ketë destabilizim. E keqja këtë vend nuk do të mund ta marrë kurrë përpara. Jemi vend anëtar i NATO-s, dhe opozita mund të protestojë sa herë të dojë.

Nuk mund të kthehet kriza si në vitin 1997?

Ata që e ëndërrojnë ‘97-ën, ta harrojnë. Kriza e 97 ishte një krizë e bazuar në krizën financiare. Sot jemi një vend anëtar në NATO. Po ndërmerren vendime historike, si pranimi i kërkesës së Shqipërisë për marrjen e statusit të Bashkimit Evropian. Opozita nuk ka asnjë motiv përveç një kauze të vogël, aleancës punisto-mafioze.

Ka pasur presion nga ndërkombëtarët për të gjetur një zgjidhje.

Zero presion. Nuk ka pasur sepse është thënë nga të gjithë se nuk mund të bëhet fjalë për hapje të kutive të votimit.

Përfshirë edhe Papandreun?

Absolutisht po, asnjë nuk është për hapjen e kutive. Oferta e qeverisë për Ramën është e ndershme, e ligjshme.

Cila është zgjidhja?

Kutitë nuk hapen në mënyrë absolute dhe kjo është e vlefshme për çdo çmim.

Një deputet i opozitës më tha Berisha kështu bën, thotë jo por do t'i hapë kutitë?

Absolutisht gabohen rëndë. Rama me kupolën që drejton ka përzgjedhur një kërkesë e cila është kategorikisht e papranueshme. E ka bërë qëllimisht që të mbajë deputetët jashtë parlamentit. Këtë zgjidhje bëri, jo në interes të votuesve, por të klanit mafioz.

A ka pasur negociatorë për zgjidhjen e konfliktit, vendas apo të huaj?

Nuk ka pasur as edhe një përfaqësues të vetëm të një institucioni ndërkombëtar apo vendi mik, që nuk thotë se kutitë nuk mund të hapen. Do të kisha një dëshirë, të ndihmojnë dhe kontribuojnë shumë, por Rama i ka paralizuar me kërkesën e tij për rishikimin e vendimit të gjykatës. Ka pasur një negociator në vitin 2006, që i thoshte Rama marrëzira, i thoshte se do të vriste veten. E kam edhe me shkrim këtë. Ai ma thoshte mua. I thashë ta lëmë të qetë, të mos bëhemi pjesë në një vetëvrasje. Rama ka dashur me çdo kusht të bëjë bashkëqeverisje.

Rama e ka refuzuar publikisht këtë...

Për fat të mirë kam disa mesazhe që vijnë vetë nga Rama. Ka bërë përpjekje serioze për këtë, edhe tani Rama e bën se kërkon qeveri me bazë të gjerë. Ai do të ishte i gatshëm dhe i kënaqur t'i jepja edhe dy ministri e do t'i mjaftonin. Këtë ta harrojë. Ai kërkon pushtetin, por duhet ta marrë me votë të lirë. Çdo opozitë që do ta marrë jashtë votave, merr përsipër një barrë shumë të rëndë. Pra nuk e njeh vullnetin e popullit, nuk e pranon votën e lirë.

Kërkon të shohë votën e lirë?

Nuk e pa votën e lirë kupola, por komisionerët e PS-së. Madje jo vetëm komisionerët socialistë, por edhe të gjithë kureshtarët që panë në mënyrë direkte votën e lirë. Rama s'e kupton dot këtë për vetë mendësinë e tij staliniste.

Si do të shkojë më tej, PS pp paralajmëron mitingje?

Të protestojë sa të dojë. Jam tërësisht i paprekur nga kjo histori. Unë gjatë protestave të PS-së, kam vijuar punë si çdo ditë tjetër. Protestuesit nuk janë armiq.

Si do ta zgjidhni nëse opozita rri tre muaj poshtë zyrës suaj me protesta?

Tre vjet le të rrijnë. Nuk e cënojmë në asnjë mënyrë të drejtën e opozitës për protesta. Ne nuk na prekin. E patë në seancë plenare, ne votuam dy ligje shumë të rëndësishme në Kuvend. Këto muaj janë realizuar reforma të mëdha. Komisionet parlamentare, nuk e kanë ndërprerë një minutë punën e tyre. Parlamenti punon çdo ditë. Kjo qeveri ka miratuar reforma nga më të rëndësishmet tërë këto muaj. Jemi me shpejtësinë e duhur dhe nuk kemi devijuar aspak punën tonë.

Ju duhen 84 vota për ligje të rëndësishme, ku do t'i gjeni?

Ne kemi 18 vjet që miratojmë ligje. Nuk ka asnjë vakuum ligjor. Opozita mund të jetë në Parlament dhe ka qenë dhe ka refuzuar të votojë shumë ligje, si ai për Gjykatën Administrative, Policinë Gjyqësore etj. Ka votuar disa ligje. Nëse opozita vjen në Parlament dhe vendos të mos votojë, siç edhe ka bërë për nisma të rëndësishme në procesin e integrimit, nuk e imponojmë dot. Ne nuk kemi vakuum ligjor, kjo është e rëndësishme. Parlamenti me 74 deputetë, apo edhe me 72 deputetë, mund të funksionojë për 4, 8 apo edhe 12 vjet. Kjo nuk ka diskutim, këtu dhe në Evropë. Kushtetutat anembanë, përcaktojnë shumicën 50 plus 1. Me këtë nuk them se opozita nuk është e rëndësishme, por ne nuk imponohemi.

A është e përgatitur mazhoranca, që të lini jashtë parlamentit 64 deputetë që nuk hyjnë në Kuvend edhe pse kalojnë 6 muaj?

Nuk është përgjegjësi e jona. Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi, janë dy ish ministra punistë. Këto dhe Edi Rama, që vjen si deshendent i një prej persekutorëve më të mëdhenj, Spiro Koleka. Meqë Edi Ramës i rrahu gjoksin shqiptarëve, si Kristaq Rama, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Me të njëjtin mekanizëm po do t'i mohojë. I ati i tij ka firmosur për varjen e njerëzve. Asnjë shqiptar nuk pushkatohej pa firmën e presidiumit.

Keni internuar ju ndokënd?

Kurrë në jetën time. Si mjek kam trajtuar me të njëjtat ndjenja si atë që ishte i internuar në kampet me gjemba, apo anëtarët e Byrosë Politike. Rama ka këto rrethana, ndaj nuk njeh votën e shqiptarëve.

A kanë përfituar fëmijët tuaj në mënyrë të paligjshme, si bijtë e kryeministrit.

Në mënyrë absolute kategorike. Të dy fëmijët e mi, do të kishin një aktivitet më intensiv, nëse i ati i tyre nuk do të ishte kryeministër. Atyre u janë ndaluar për këtë fakt, fusha të tëra angazhimesh. Ata asnjëherë nuk mund të trajtojnë çështje të taksave dhe tatimeve me klientëve. Nëse ka një rast, le ta nxjerrin. Ata nuk mund të përfitojnë, kur babai i ndalon për shumë gjëra, ndërsa kolegët e tyre, përfitojnë. Standardi i fëmijëve të mi, ishte i pari i deklarimit të pasurive, edhe kur nuk kishte ligj. Që kur erdha në pushtet, u kërkova të dyve të deklarojnë pasurinë. U kthye vajza ime nga Kosova, që kishte një shpërblim shumë të mirë dhe u kthye se misioni i Kombeve të Bashkuara u shkri. Kur vajza u kthye, qëllimi i Ramës ishte që të merrej 6 muaj rresht me rrogën e saj. Por ju siguroj se nuk ka një çështje të vetme, ku të kapen fëmijët e mi.

A është i përfshirë djali juaj në historinë e Gërdecit?

Absolutisht jo. Janë bërë 3 600 faqe hetim për këtë. Ka vetëm një faks i falsifikuar në mënyrë më të ulët, për djalin tim. Nuk është e vërtetë. E përdorën këtë argument katër muaj rresht.

A ndërhyjnë ata në aktivitetin tuaj politik?

Në tërësi jo. Në një pikë po. Më kanë ndihmuar shumë në fushatë elektorale.

Ju këshillojnë në vendime të Këshillit të Ministrave?

Jo. Familja është private. Fëmijët e mi kanë ndjekur një kod rigoroz, që ka bërë që ata pavarësisht nga 1 milion akuza të Edi Ramës, për të cilin vlerat e familjes janë zero, nuk kanë mundur të paraqesin qoftë dhe faktin më të vogël. U detyruan t'i kapërdijnë të gjitha.

Prokuroria përmendet se ka presion nga ju?

Mazhoranca i ka dhënë asaj ndihmën më të madhe. Nëse ajo zonja nuk do të kishte pasur apo ndjekur interesat e të tjerëve, mendoj se do ta kishte kompletuar atë çështje.

A keni menduar për përfshirjen e fëmijëve tuaj në politikë?

Ata janë aktivë në të gjitha situatat, si çdo familje politike. Kanë investimin e tyre në politikë dhe PD-në. Derën e kanë të hapur, kur të duan mund të marrin pjesë, sipas të gjitha rregullave, pa asnjë favor. Ata kanë qenë në politik, por zgjodhën jetën e tyre private.

I inkurajoni të jenë në politikë?

Të drejtën të them, nuk duhet të inkurajohen, duhet të përzgjedhin vetë. Nëse do t'i inkurajoja, do të krijoja përshtypjen se do të jepja mbështetjen. Ata duhet të ecin vetë, po të duan të hyjnë, jo me mbështetjen e të atit.

Pra mund të hyjnë në politikë?

Si të duan. Që nesër po të duan, por në bazë të rregullave të PD-së. Unë as nuk i inkurajoj, por as nuk i pengoj.

Pra mund të jetë një eveniment i ardhshëm?

Jo nuk mund të them. Kanë qenë një mbështetje për mua në fushatë, më lehtësuan.

Ju mendoni që mandatet e deputetëve do të skadojnë në ditën e afatit ligjor?

Nuk e bëj unë, e ka kushtetuta.

Nëse ata që janë në listë, nuk pranojnë të hyjnë prapë si do t'ia bëni?

Do të zbatohet kushtetuta.

Do të vijoni të mos i jepni rroga, një pjesë e tyre janë me kontribute?

Disa prej tyre janë miliarderë. Madje u japin të tjerëve nga dy milionë lekë çdo muaj.

Por ka prej tyre që nuk kanë asnjë të ardhur tjetër veç rrogës së deputetit që nuk po e marrin?

Unë rrogën time nuk mund t'ia u jap. Ata duhet të kishin bërë betimin, po ta bënin mund ta merrnin. Po kështu mund të deklaronin që s'janë më deputetë dhe të merrnin statusin e ish-deputetit. Situata është shumë e veçantë. Një grup i vogël, një kupolë që vetme në Tiranë në troje ndërtimi, publike dhe grabitje të tokave, kanë krijuar një monopol.

Rama tha se lejet jepen nga KRT, ku Rama ka një pjesë dhe ju po ashtu dhe janë dhënë unanim?

Është qesharake. T'u thuash shqiptarëve se kreu i bashkisë nuk jep lejet e ndërtimit, do të thotë të tallesh. Lejet e ndërtimit i përgatit drejtoria e urbanistikës, që emërohet nga kreu i bashkisë. KRT-ja nëse dosja i shkon e falsifikuar nuk është institucion i verifikimit të dosjeve. Ajo vepron mbi dosjen që i dërgohet. KRT-së i kanë marrë, i kanë imponuar një vendim të gabuar. Por të pretendosh se lejet e ndërtimit nuk i ka në dorë Rama, do të thotë të tallesh tërë ditën.

Por për se mos t'u japë leje, ndërtues janë, madje kanë lulëzuar kur PD ka qenë në pushtet?

Nuk bëjmë dallime nga përkatësia ne. Por nëse jep leje ndërtimi në 500 mijë metra katrorë në qendër të Tiranës, kur është tokë publike, nuk është normale. Janë më shumë se 500 mijë m2. Unë i kam kapur dosjet me falsifikime. Është e papranueshme. 70% të lejeve të ndërtimit nuk mund t'i marrin vetëm 2 studio dhe 400 studio të tjera të marrin 30% tjetër. Ky është monopoli më i papranueshëm. Tirana është e ndaluar sipas Ramës dhe për të huajt për të ndërtuar. Ndaj do të jenë të gjitha objekt i një hetimi. Nuk akuzoj pse i kanë marrë, por se i kanë marrë me falsifikime.

Nëse i kanë marrë me falsifikime, pse dalin tani dhe jo gjatë pranverës së mjaltit që patët me Ramën kohë më parë?

Ka pasur një raport unik në karrierën time politike, raporti me Ramën për zgjedhjet. Ky zotëri në mënyrë më të papritur, në janar 2006, kërkon shtyrjen e zgjedhjeve lokale. I them je në vete, si kërkon shtyrjen. Jo tha të shtyhen. Aty e kuptova se ky zotëri, do të bëjë gjithçka, do të përdorë zgjedhjet si presionin më të madh ndaj meje. Unë e kisha një problem madhor të karrierës sime politike, fjalën e lirë dhe vota e lirë. Dy lëndimet e mëdha të mia ishin fjala e lirë, ai që nuk ka lirinë e fjalës, nuk ka dinjitet. Ai që nuk voton i lirë dhe ai nuk ka asgjë. Në vitin 1996 unë bëra fushatën më të bukur, bëra përpjekje për zgjedhjet më të mira. Ruçi me një skenar antishqiptar, dy orë para zgjedhjeve, u kërkoi komisionerëve të tërhiqen. Akt të cilin e dënoi Fatos Nano. Fakti që opozita u largua 2 orë para votimeve, i plagosi rëndë zgjedhjet. Theu një nga idealet e mia më të mira. Në tetor pata fatin t'i faktoj botës, zgjedhjet e mira lokale. Zgjedhjet më vonë shkuan në zhvillimet më tragjike, unë qëndrova vetëm avokat i votës. Erdha në 2005 me një betim të brendshëm, se do të bëj çdo gjë që shqiptarët të votojnë të lirë. Në 2007 dola sërish i fituar, kjo për mua ishte inkurajuese se u vlerësuan, pavarësisht se nuk u arritën standardet. Por Rama dëshmoi se do të bëjë çdo gjë që të më mposhtë me problemin zgjedhor, deri tek bojkoti. Kam bërë një betejë nga më të bukurat e historisë sime politike. I dhashë lapsin, urdhëro shkruaj kodin zgjedhor dhe sistemin. Erdhi çështja e listave, dixhitalizuam 14 mijë regjistra të gjendjes civile, filloi çështja e kartave, nisën ata jo taksa e votës, etj. etj. E tolerova Ramën me milimetra në kërkesa.

Por kutitë nuk do të mund t'i hap absolutisht kurrë, se nuk shkel dot në atë çka besoj. Numërimi është bërë, por kupola kërkon të dalë mbi gjykatën.

Mos do ta bëjë me protesta?

Ta provojë. Po u bë e dhunshme ka një përgjegjës të vetëm në Shqipëri, do ta mbajë ai përgjegjësinë Rama. nuk është në mënyrë kategorike kërcënim. Një nga fitoret e mia më të mëdha politike është procesi i zgjedhjeve të 28 qershorit, jo se fitova, por sepse arrita zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në rast se ndonjë mendon se një qeveri e vullnetit të lirë, një votë e certifikuar nga të gjithë, një qeveri, nëse kundërvihet, forca e ligjit do të jetë e fuqishme mbi cilin do.

Dosjet do t'i çoni në Prokurori?

Pa diskutim që po. Pasi të bëhen të gjitha veprimet e duhura. Nëse mendohet se luftën kundër mafias do ta bëjë vetëm prokuroria apo policia, jo, do të bëhet në bashkërendim. Dosjet që thashë, janë vetëm një pjesë, se nuk janë pak. Nuk dua ti jap vetes të drejtë, por në këtë rast, qëndrimi im në luftën ndaj mafies, apo përpjekja ta fus Ramën në zgjedhje, i ka shërbyer më shumë zgjedhja se sa lufta.

Rama thotë se ju nuk jeni përballë asnjëherë me akuzat për shpifje në gjykatë që janë bërë për ju?

Se nuk kam shpifur kurrë.

A mendoni se me këto akuza cenoni biznesin dhe disa njerëz?

Jo absolutisht. Këto nuk janë akuza, janë dosje. Nëse një bos, merr 54 mijë m2 në Tiranë, tokë publike, çdo bëjmë ne, do të rimë duarkryq. A nuk doli Bashkia e Tiranës e mbrojti një muaj rresht. Ftoj opozitën bashkë të luftojmë mafien. Ka deri më sot nga administrata ime rreth 160 zyrtarë të dënuar, imunitete të hequra, asgjë nuk është futur në këmbët e opozitës. Ka rreth 400 dosje për ta. Nuk mund të hetohet njëra anë, e tjetra jo. Kompromisi i bërë për hir të zgjedhjeve, nuk vazhdon më. Por në ato 4 vite, çmontuam bandat më të rrezikshme. Tani do të merremi me mafien dhe me të do merret prokuroria, shërbimet inteligjente, autoritetet tatimore, doganore. Pse duhet të shqetësohet kush nga kjo.

Po gjuha juaj e përdorur ndaj Edi Ramës cila ka qenë. Gjuhë kryeministri është ajo. Është etike të hysh në jetën private dhe siç thotë Rama, të shpifësh?

Kundërshtari im politik 2 vitet e fundit e ka cituar familjen time 2 milionë herë. I ka akuzuar ata në mënyrën më monstruoze, çdo ditë me spote televizive, me gazeta me çdo gjë. Nuk kurseu fëmijët, bashkëshorten, asnjë. Në mënyrë absolute më nderoi, se familja është krenaria ime. Pa mbështetjen e familjes sime, nuk e di se do të mund të kisha performuar. Ndaj nuk kam asnjë keqardhje se i citon çdo ditë. Akuza për korrupsion, pa as faktin më të vogël. Formuloi akuza false të cilat nuk ju përgjigja në tërësi. Por reagova sepse, ky është qëndrimi i tij ndaj familjes si vlerë. Ai ka një urrejtje ndaj familjes. I thashë të vërtetat më të hidhura më të papranueshme. Janë të vërteta, fotografi që qarkullojnë në tërë botën, ku në plazh publik ka nxjerrë gruan e botës. Nëse ne themi se me bashkëshorten mund të sillesh si të duash, jo, ka një kod. Nuk u ndala dot në këto probleme në këto probleme. unë bëra fushatë pozitive, por kur shoh këtë njeri me urrejtjen për familjen nuk rri dot. Nuk është personal plazhi publik. Ka plazhe private ku të zhvishen. I ka shpërndarë vetë ai. Kemi pasur një ngjarje 8 muaj më parë, ajo e Pangos nuk ishte private. Asnjë fjalë nuk i kam thënë të stisur.

Ka ardhur dita që shoqëria të qetësohet nga kjo gjuhë?

Ai ka vite që shpif çdo ditë e si kam thënë asgjë tjetër, përveç asaj që qëndron në dokumente publike. nuk i kam botuar unë fotot e tij, i ka bërë vetë. Nuk është çështje personale ajo. Jeta e politikanit është sa publike dhe aq private. Dosjen gjyqësore ja ka botuar ndihmësi i tij kryesor sot.

Kështu thatë edhe për zgjedhjet lokale nuk i shtyni dhe i shtytë, kam përshtypjen se do të toleroni edhe për kutitë?

Absolutisht jo. Pse një politikan që rreh të shoqen dhe shkon në qeli dhe ky jo. Këto janë të pakapërdishme. Nuk ka vend në botë që t'i quaj private këto. Private është dhoma e gjumit, shtëpia, jo plazhi publik dhe piaca. Se ndryshe hajde të krijojmë liderë pa të mbathura, e të themi a jo, është jetë private kjo. Këto çojnë në ato vrasjet në familje, etj.

Ka një akuzë direkte nga Rama që po ndërhyni në punët e brendshme të pushtetit lokal. Po frenoni investimet si te sheshi "Skënderbej" dhe unazën e vogël?

Sheshi "Skënderbej" është një mashtrim. Ai nuk nis ndërtimet se nuk e lejon Koçua. Unazën që nesër ta fillojë Rama. segmentin që ka brenda vijës, ta nisë që nesër. Ai thotë, kredinë ta marrë qeveria dhe shpronësimet, ne bëjmë ndërtimin. Për pjesën e qytetit ne jemi të gatshëm ta marrim. Por t'i thotë qeverisë edhe shpronësim dhe kredi, nuk mundemi.

FUND/ Marrë me shkurtime nga Tv Klan

KOMENTE