Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Instituti Italian për Tregtinë e Jashtme çertifikon 19 kompani për standardet e BE
English

Instituti Italian për Tregtinë e Jashtme çertifikon 19 kompani për standardet e BE

Tiranë, 3 Dhjetor NOA - Instituti Italian për Tregtinë e Jashtme (ICE), ka ndarë sot Çertifikata të Cilësisë për 19 firma të përzgjedhura shqiptare në sektorin e peshkimit dhe në atë agroushqimor.

Organizatorët theksuan se "rritja e standardeve të produkteve bujqësore në përputhje me praktikat e Bashkimit Evropian, është synimi i kësaj nisme".

Drejtori i përgjithshëm i CDQ Italia Cosimo Pellegrino, ka theksuar faktin se me 19 certifikimet e sotme, shkon në total 45 numri i kompanive që afrohen më shumë me tregun evropian.

Po ashtu, ai vlerësoi dobinë e degës që ky institucion ka ngritur këtu në Tiranë.

Z.Pellegrino, theksoi se certifikimi i produktit është një projekt i realizuar në bazë të ligjit 84/01 dhe i drejtohet firmave shqiptare të agropërpunimit dhe sektorit të peshkimit.

Ndërkohë, Francesco Vitulli, drejtor i Institutit Italian për Tregtinë e Jashtme (ICE), vuri në dukje se certifikimi i produktit dhe procesit është shumë i rëndësishëm për përmbushjen e praktikave, ndaj eksportit drejt Bashkimit Evropian.

I pranishëm në ceremoni, ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Genc Ruli vuri në dukje se ndarja e këtyre certifikatave, është zhvilluar në një moment shumë të përshtatshëm për industrinë agroushqimore në përgjithësi dhe për atë të prodhimeve të detit në veçanti.

"Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, mbështet fuqimisht ndërmarrjen e këtyre lloj iniciativash që kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe sigurisë së produkteve shqiptare, por edhe në rritjen e konkurrencës së firmave shqiptare në tregjet ndërkombëtare", - u shpreh Ruli.

Ai shtoi se gjente rastin për të falënderuar "të gjithë aktorët e përfshirë në këtë projekt" dhe siguroi "interesin për një përfshirje më të madhe të institucionit që unë drejtoj, në projekte të këtij lloji, që mund të ndërmerren në të ardhmen".

Sipas Rulit, kjo "do të kontribuonte në një adresim më të mirë të "Know-How" të nevojshëm, në ato pjese të industrisë agroushqimore, që janë vërtet prioritare për vendin tonë".

Bujqësia është një ndër sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, ndonëse volumi i eksporteve është më i ulët se kapacitet që ofron vendi.

Sikundër u shpreh z.Ruli, për rritjen e volumit të eksporteve, bujqësia dhe industria shqiptare kanë të nevojshme ndërmarrjen e proceseve të integrimit vertikal, të fazave të ndryshme të prodhimit edhe nëpërmjet bashkëpunimit me firmat italiane.

Ndaj siç vuri në dukje edhe z. Pellegrino, në këtë ndërkombëtarizim të produkteve, elementi kyç është cilësia.

"Në shumë raste certifikimi i produktit dhe procesit është shumë i rëndësishëm për përmbushjen e praktikave, ndaj eksportit drejt Bashkimit Evropian, sepse ky element lehtëson edhe vazhdimësinë e fazave të ndryshme të prodhimit dhe të tregtimit të produkteve bujqësore me firmat italiane", - theksoi z.Pellegrino

Për këtë argument, Ruli veçoi se ministria që ai drejton tani, "në mënyrë te vazhdueshme, ka orientuar mbi mënyrat e përmbushjes së këtyre detyrimeve, si vendosja e kërkesave të sistemeve të autokontrollit HACCP dhe adoptimin e standardeve ISO".

Por Ruli foli edhe për një Plan Kombëtar të Zhvillimit Rural dhe theksoi se "ne kemi avantazhin që të përafrojmë nga pikëpamja legjislative dhe ajo praktike, ato zhvillime në drejtim të sigurisë ushqimore që përbëjnë edhe zhvillime të kohëve të fundit për vetë BE-në".

e.l/NOA

Firmat e çertifikuara

Kalmeti

Lezhë

Teuta

Durrës

Lama

Laç

Keputa

Burrel

Dea

Berat

Miri

Berat

Qrb

Lezhë

Clas

Tiranë

Infisa

Durrës

Fuferra

Tiranë

Ervin

Kukës

Orata

Vlorë

Kond

Lushnjë

Gerosi

Lushnjë

Kuro Zagori

Gjirokastër

Nurellari

Berat

Anita Milk

Shkodër

Fatoria Italiana

Tiranë

Tonis

Durrës

KOMENTE