Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Falsifikatori , bie në pranga njeriu që nxirrte raporte mjekësore false
English

Operacioni "Falsifikatori", bie në pranga njeriu që nxirrte raporte mjekësore false

Elbasan, 3 dhjetor, NOA - Pasi u siguronte personave të ndryshëm raporte mjekësore të falsifikuara, i pajiste ata me armë gjahu.

Ky ka qenë aktiviteti për të cilin policia në bazë të informatave ndiqte 40-vjeçarin Gugash Çela e që më pas ka mundur ta prangosë në flagrancë në kuadrin e operacionit të koduar "Falsifikatori".

Lajmi bëhet me dijeni nga forcat policore të Elbasanit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave i ndaluari, ishte me detyrë si roje private tek Poliklinika e Specialiteteve në Elbasan dhe aty për një periudhë 1-vjeçare u siguronte personave të ndryshëm raporte mjekësore të falsifikuara.

Materialet tashmë i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale të "Falsifikimit të dokumentave shëndetësore", vepër penale kjo e parashikuar nga neni 188 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE