Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Miniera e kromit , sekuestrohen 20 ton krom të vjedhur, arrestohet autori
English

Operacioni "Miniera e kromit", sekuestrohen 20 ton krom të vjedhur, arrestohet autori

Librazhd, 3 dhjetor, NOA - Plot 20 ton mineral kromi të vjedhur ka arritur të sekuestrojë policia e Librazhdit në kuadrin një operacioni të koduar me emrin "Miniera e kromit", duke vënë më pas në pranga edhe autorin e grabitjes së tij.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore, të cilat sqarojnë se i arrestuari është 47-vjeçari Isuf Belba, banues në Përrenjas të Librazhdit.

Ata kanë konstatuar se sasia e madhe e kromit të sekuestruar ishte vjedhur përkatësisht në afërsi të depozitave të bitumit "Taçi Oil', e cila ndodhet në Përrenjas, në stoqet e minierës së kromit në fshatin Katjel dhe asaj në fshatin Mënik, që të dyja këto pronë shtetërore.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale të ‘Vjedhjes", e cila parashikohet nga neni 134 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE