English

Tiranë, arrestohet 28-vjeçari qëlloi me thikë një person

Tiranë, 3 dhjetor NOA - Një 28-vjeçar është arrestuar dje nga policia e Tiranës pasi qëlloi me thikë një person.

Ngjarja ndodhi dje në rrugën "Azem Meshi" në Yzberisht të Tiranës kur Fidai Hasanllari 28-vjeç lindur në Pogradec e banues në Tiranë ka qëlluar me thikë 38-vjeçarin Esat Germenji.

Burime nga policia thanë se Hasanllari ka qenë në gjendje të papërgjegjshme në momentin që plagosi Germenjin.

Mes tyre nisi një sherr për motive të dobëta dhe më pas i riu nxori një thikë dhe qëlloi kundërshtarin.

Policia e kryeqytetit e lajmëruar për plagosjes nisi hetimet për të identifikuar dhe kapur autorin.

Pak orë më vonë, oficerët e policisë mundën të arrestonin 28-vjeçari ndaj të cili rëndon akuza e "Plagosjes së rëndë me dashje".

k.k/NOA

KOMENTE