Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Viruset e gripit, përurohet reanimacioni në Infektiv
English

Viruset e gripit, përurohet reanimacioni në Infektiv

Tiranë, 3 dhjetor NOA - Rastet e rënda me viruset e gripit të derrit dhe atij stinor apo sëmundje të tjera infektive nuk do të transferohen më në spitalet e tjera të QSUT, por do të shtrohen në reanimacionin e ri të spitalit Infektiv.

Pas disa kohësh punime për rikonstruksionin e tij, ky reanimacion me katër shtretër është gati të ofrojë shërbim të specializuar për pacientët.

"Dua të vlerësoj se për herë të parë kemi një shërbim të tillë të specializuar në të gjithë spitalin universitar dhe për këtë dua të falënderoj të gjithë aktorët që bënë të mundur realizimin e këtij projekti, falë tyre sot kemi një reanimacion bashkëkohor i pajisur me të gjitha aparaturat moderne të nevojshme për standarde të tilla", tha drejtori i QSUT, Ilir Dashi.

Shefi i pavijonit të shërbimit Infektiv, Dhimitër Kraja, theksoi se aktualisht situata e gripit në spital paraqitet e qetë.

"Situata është ajo që kemi deklaruar, e qetë megjithë numrin e lartë të rasteve me grip dhe simptoma të ngjashme me të që paraqiten në urgjencën tonë.

Çdo ditë kemi 60-70 raste në ditë me grip, por jo të gjitha janë grip AH1N1. Gjatë kësaj kohe kemi pasur dhe raste të rënda të cilat janë përmirësuar.

Projekti për rikonstruksionin e Reanimacionit u financua nga Banka Botërore me një shumë prej 600 mijë dollarë përmes një kredie dhënë qeverisë shqiptare.

Reanimacioni është i pajisur me shtrat reanimacioni, respirator, monitor, aparat inhalacioni, aspirator portativ, shiringë elektrike dhe perfuzor.

b.m/NOA

Â

KOMENTE