Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Guantanamo, do të lirohen mbi 100 të burgosur. Gjysma e tyre para gjykatave
English

Guantanamo, do të lirohen mbi 100 të burgosur. Gjysma e tyre para gjykatave

Uashington, 4 dhjetor, NOA - Mëse gjysma e 200 të burgosurve që mbahen ende në muret e famëkeqit burg i Guantanamos, do të shohin së shpejti dritën e lirisë.

Kjo falë planit të parashikuar të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lirimin e tyre, publikuar që me ardhjen në pushtet të presidentit të ri të vendit, Barak Obama.

Lajmi është bërë i njohur publikisht nga ministri i Mbrojtjes Robert Gates para Senatit në Uashington, ndërsa ai nuk sqaroi nëse të burgosurit do të kthehen në vendet e tyre dhe nëse pas lirimit të tyre i pret ndonjë proces gjyqësor, sikundër nuk bëri të ditur as planin kohor për lirimin e tyre.

Ndërkaq, Gates theksoi edhe një herë se presidenti Barack Obama do t'i mbajë premtimet e veta për të mbyllur Guantanamon sa më parë.

Kur ai mori postin e tij si president, në këtë kamp ishin edhe 242 të burgosur, ku disa prej tyre janë liruar dhe janë kthyer në vendlindjet e tyre, ndërsa të tjerët në vende të treta. Bëhet me dijeni nga ana tjetër se rreth 40 deri 60 të burgosur do të dalin para gjykatave ku duhet të përgjigjen ndaj akuzave për terrorizëm.

Shqipëria nga ana e saj përmes kryeministrit Berisha bëri me dije pak ditë më parë se pret të burgosur, vetëm nëse ata nuk janë ujgurë, pasi nuk dëshiron të çtensionojë raportet me Kinën.

n.e/NOA

KOMENTE