English

Hidhet sot shorti për grupet e kampionatit Botëror të Futbollit ‘Afrika e Jugut 2010'

Kejptaun, 4 dhjetor, NOA - Hidhet sot shorti për kampionatin Botëror të Futbollit që do të mbahet vitin e ardhshëm në Afrikën e Jugut.

Shorti që do të hidhet gjatë një ceremonie të organizuar në kryeqytetin Kejptaun të këtij shteti, synon sistemimin në tetë grupe të 32 ekipeve kombëtare nga e gjithë bota që do marrin pjesë në evenimentin e madh futbollistik që zhvillohet njëherë në katër vjet.

Bëhet me dijeni se hedhjen e shortit do ta drejtojë aktorja jugafrikane Çarliz Theron., ndërsa bartësit e grupeve do të jenë kampioni aktual, Italia, kampioni evropian Spanja, si dhe Brazili, Holanda, Gjermania, Argjentina, Anglia dhe Afrika e Jugut. Sipas të dhënave, në vazon e parë bëjnë pjesë ekipet e Afrikës së Jugut, Italisë, Argjentinës, Anglisë, Gjermanisë, Holandës, Spanjës dhe Brazilit. Në vazon e dytë mësohet se janë përfshirë vendet e kontinenteve të largëta si SHBA, Australia, Japonia, Koreja e Veriut, Koreja e Jugut, Hondurasi, Meksika dhe Zelanda e Re. Ndërsa në vazon e tretë bëjnë pjesë vendet e Afrikës dhe Amerikës së Jugut me ekipet e Kilit, Paraguajit, Uruguajit, Nigerisë, Kamerunit, Bregut të Fildishtë, Ganës dhe Algjerisë. Vazoja e fundit në shortin e nesërm përfshin rajonin e Evropës Qendrore me ekipet e Francës, Danimarkës, Greqisë, Serbisë, Portugalisë, Sllovenisë, Sllovakisë dhe Zvicrës.

n.e/NOA

KOMENTE