Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen në flagrancë tre kambistë, kryenin këmbim valutor pa patur licencë
English

Kapen në flagrancë tre kambistë, kryenin këmbim valutor pa patur licencë

Korçë, 4 dhjetor, NOA - Ushtronin aktivitetin e këmbimit valutor, pa patur licencën përkatëse, duke u ndaluar nga policia për ta vazhduar më tej atë.

Bëhet fjalë për tre kambistë nga qyteti i Korçës të cilët janë kapur në flagrancë ndërsa shkëmbenin valuta pa licencë.

Forcat e policisë së Korçës bëjnë me dijeni se i ndaluari i parë është 62-vjeçari

Sybi Satellari, të cilit gjatë momentit të kapjes në flagrancë i janë sekuestruar edhe 15 euro.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për 45-vjeçarin Thoma Koleta dhe vëllain e tij Robert Koleta, pasi edhe këta këmbenin valutë pa patur licencë.

Ndaj këtyre tre personave janë kryer veprimet hetimore proceduriale për veprën penale të "Ushtrimit të shkëmbimit valutor të palicencuar", parashikuar nga ligji 9662 i vitit 2006 "Për bankat në Republikën e Shqipërisë", ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE