Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfindustria, propozim Priftit mbi ndryshimin e skemës së TVSH-së
English

Konfindustria, propozim Priftit mbi ndryshimin e skemës së TVSH-së

Tiranë, 4 dhjetor, NOA - Konfindustria njofton se i ka paraqitur zyrtarisht ministrit Dritan Prifti me cilësinë e kryetarit të Këshillit Konsultativ të Biznesit (KKB) në mbledhjen e sotme kërkesën për të ndryshuar projekligjin e përfshirjes në skemën e Tatimin e Vlerës së Shtuar të biznesit të paraqitur nga ministria e Financave.

Njëkohësisht, Konfindustria ka paraqitur pranë KKB dhe variantin e saj me propozimet për përmirësim të skemës së përfshirjes në TVSH e biznesit.

"Konfindustria, në kërkesën dhe variantin e saj paraqitur pranë ekzekutivit shqiptar ka patur parasysh realitetin fiskal të vendit ku evazionit me ligj i krijohen mundësitë për të përfituar pikërisht nga shkëputja e zinxhirit të transaksioneve tregtare si pasojë e pragjeve të xhiros vjetore për përfshirjen në TVSH, aftësitë e pamjaftueshme administrative të institucioneve të fiskut, përvojën e përditshme të industrive më të rëndësishme të vendit, që ndeshen me probleme të konkurrencës së padrejtë pikërisht si pasojë e evazionit fiskal dhe si rrjedhim i rezistencës së të ashtuquajturve "biznes i vogël" për lëshimin e faturave fiskale me qëllim moskalimin e pragjeve të xhiros, përputhjen e skemës së TVSH me detyrimin e vendosjes së pajisjeve fiskale", thuhet në deklaratën përkatëse të Konfindustrias.

Më tej, në thelbin e kërkesës së saj ky institucion përfaqësues i biznesit ka kërkuar, që përfshirja në skemën e TVSH të mos vazhdojë të bëhet bazuar në pragun e xhiros vjetore, sikurse përsëri kërkohet në projektligjin e paraqitur nga qeveria shqiptare, por të jetë e detyrueshme për të gjithë subjektet ku do të vendosen "kasa fiskale" dhe ku përjashtim mund të bëjnë vetëm kategoria e biznesit te "tregtarëve ambulantë".

Konfindustria arsyeton ndër të tjera se ulja e pragut të përfshirjes së bizneseve në skemën e pagesës së TVSH nga 8 milion ne 5 milion lekë nuk mund të arrijë qëllimin e mirë të uljes së evazionit fiskal.

:Eshtë mjaft e mundur, që nga ana e bizneseve të vogla të kemi trysni të shtuar për të ulur shkallën e deklarimeve nën pragun e ri prej 5 milion lekësh/vit duke shtuar ndjeshëm evazionin fiskal", vijon më tej deklarata e Konfindustrias lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE