Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PBKD: Përshëndesim ligjin antimafia që miratoi Kuvendi, madje është i vonuar
English

PBKD: Përshëndesim ligjin antimafia që miratoi Kuvendi, madje është i vonuar

Tiranë, 4 dhjetor, NOA - Partia e Ballit Kombëtar Demokrat me anë të një deklarate ka përshëndetur miratimin e ligjit antimafie të miratuar dje nga Kuvendi i Shqipërisë, duke e cilësuar gjithsesi një ligj goxha të vonuar në kohë.

"Ky ligj duhet të ishte miratuar nga parlamenti i parë pluralist, sepse mafia ekonomike ndodhet në Shqipëri që nga viti 1945", thuhet në deklaratën e PBKD.

Sipas saj, abuzimet e mafies komuniste me pronat e shqiptarëve u zhvilluan në dy faza: në fillim ajo shpronësoi pronarët e ligjshëm dhe kolektivizoi gjithçka, ndërsa pas rrëzimit të sistemit politik komunist, ish-komunistët, duke shfrytëzuar influencat e pushtetit që kishin, u lëshuan drejt pushtetit ekonomik.

"Pas kryengritjes komuniste të vitit 97, socialistët e kthyen grabitjen e pronave, korrupsionin dhe monopolet në sistem politik", citohet më tej.

Në këtë kuadër, PBKD mendon se përveç abuzimeve me pronat, u duhet kushtuar më shumë vëmendje monopoleve ekonomike që u krijuan gjatë qeverisjes socialiste.

"PBKD ka bindjen se procesi i dekomunistizimit të shoqërisë do ta lehtësonte shumë luftën kundër mafies dhe monopoleve ekonomike. Tentativa e komunistëve të rinj për të ardhur në pushtet me dhunë, nuk ka asnjë motiv veç Â interesave materialiste të klikës udhëheqëse", përfundon kjo deklaratë.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE