Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tahiri: Ligji antimafia, Berisha ta nisë nga korrupsioni i familjes
English

Tahiri: Ligji antimafia, Berisha ta nisë nga korrupsioni i "familjes"

Tiranë, 4 dhjetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka bërë të ditur se Berisha nëse do të luftojë korrupsionin ta nisë nga familja e tij.

"Ditët e fundit, po bëhemi dëshmitarë të degradimit politik të Sali Berishës dhe oborrtarëve të tij, në një spirale thelbësisht të dëmshme për fatin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

Kryeministri, ministrat dhe sejmenët e maxhorancës ilegjitime në pushtet, po vrapojnë në një garë histerike kush të shajë e kërcënojë më shumë opozitën" tha Tahiri.

"Meqë Sali Berisha ka ditë të tëra që gjurmon atë që në dalldinë e tij politike po e quan mafia me kollare, meqë ministrat e tij po kërkojnë viktimën me darë në dorë për t'i shkulur dhëmbët, meqë dje maxhoranca në rresht për një miratoi ligjin skandaloz të ashtuquajtur antimafie, po i japim ndihmën tonë për të filluar menjëherë puna për zhdukjen e mafies së vërtetë" shtoi më tej deputeti socialist.

Sipas tij, Berisha çmontimin dhe ndëshkimin e mafies së vërtetë duhet ta fillojë me Shkëlzen, Argitën dhe Jamarbrin, familjarë të Sali Berishës që kanë përdorur pushtetin e babait për afera korruptive, me Fatmir Mediun, Lulzim Bashën dhe Sokol Olldashin, të cilët Sali Berisha jo vetëm nuk i dënon, por i fsheh pas imunitetit parlamentar duke i ngritur në detyrë ministrore për devotshmëri në korrupsionin familjar, me Rrahmanin, Delijorgjin, Pinarin, Fahri Balliun, Fazllicin, Sefgjinin, dhe shumë të tjerë, si sekserët e bizneseve të familjes.

"Hap kutitë ose largohu është alternativa e vetme që nuk shpëton Sali Berishën dhe pushtetin e tij korruptiv, por shpëton një herë e mirë qytetarët shqiptarë nga dora mafioze e këtij njeriu që nuk di të ndalet para babëzisë së tij për të vjedhur jo vetëm zgjedhjet, pro gjithçka publike ka mbetur në këtë vend.

I kujtojmë Sali Berishës, Mediut, Bashës, Olldashit dhe shërbëtorëve të tjerë se asnjë nga këto akuza nuk do harrohet dhe se dita kur do japin llogari një më një para ligjit është shumë më afër seç e mendojnë edhe ata vetë" përfundoi Tahiri.

k.k/NOA

Â

KOMENTE