Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vasili:Vdekshmëria e fëmijës është e prekur nga dhuna kundër grave
English

Vasili:Vdekshmëria e fëmijës është e prekur nga dhuna kundër grave

Tiranë, 4 dhjetor NOA - Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka qenë sot i pranishëm në Konferencën Kombëtare me temë "Ne mund të ndalojmë dhunën në familje" ku kanë marrë pjesë Kryeministri Berisha dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.

Në fjalën e tij duke u ndalur në rolin e sistemit shëndetësor në parandalimin dhe luftën ndaj dhunës në familje, ministri Vasili theksoi se fenomeni i dhunës ndaj seksit femër por edhe fëmijëve është një fenomen ende i pranishëm në shoqërinë shqiptare por shpesh ai fshihet pas një muri heshtjeje, ndrojtje e turpi.

Ministri i Shëndetësisë tha se dhuna ndaj femrave në veçanti ka treguar se ajo është e lidhur ndërmjet të tjerave me vdekshmërinë e fëmijëve nën 5-vjeç.

"Vdekshmëria e fëmijës është e prekur nga dhuna kundër grave në disa mënyra.

Më e drejtpërdrejta është nëpërmjet vdekjes dhe dëmtimit që i shkaktohet vajzave dhe foshnjave nëpërmjet dhunës fizike, neglizhencës dhe dhunës seksuale.

Problemet e shëndetit mendor që rrjedhin nga dhuna që mund të prekin shëndetin amtar, përfshijnë depresionin post traumatik, sindromin e stresit, ndjenjën e vetmisë, humbjen e shpresës dhe abuzimin me alkoolin dhe substancat e tjera" tha Vasili.

Sipas ministrit Vasili dhuna në familje ka kosto edhe në shpenzimet e kujdesit shëndetësor shqiptar, veçanërisht theksoi ai në repartet e aksidenteve, shërbimet e emergjencës, kujdesit shëndetësor parësor dhe shërbimet e kujdesit të nënës dhe fëmijës dhe shërbimet e shëndetit mendor.

Ministri i Shëndetësisë e quajti një sfide të rëndësie së veçantë çrrënjosjen e fenomenit të dhunës në familje dhe për të arritur këtë Vasili tha se prioritare duhet të jenë politikat dhe ndërhyrjet që bëjnë të mundur që punonjësit e kujdesit shëndetësor tu përgjigjen të gjitha nevojave të viktimave të dhunës.

"Sistemi kujdesit shëndetësor është një pikë për ndërhyrjet e hershme, sepse gratë e abuzuara mund të kërkojnë ndihmë mjekësore përpara se ato të drejtohen në polici, ose gjykatë.

Në mjaft komunitete rurale infermieret, mamitë janë ndër të parat tek të cilat mund të drejtohet një grua.

Tashmë në paketën bazë të shërbimeve shëndetësore të ofruara nga mjeku i familjes në qendrën shëndetësore, është përfshirë edhe ofrimi i shërbimit të depistimit, trajtimit dhe referimit të rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve" shtoi Vasili.

k.k/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE