Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drejtuesit vendorë të PS, sot protestë para Kryeministrisë për autonomi financiare
English

Drejtuesit vendorë të PS, sot protestë para Kryeministrisë për autonomi financiare

Tiranë, 5 dhjetor NOA - Pasi ka skaduar edhe afati i caktuar nga drejtuesit socialistë të pushtetit vendor për një reflektim nga qeveria lidhur me autonominë financiare të bashkive dhe komunave, pritet të nisin sot protestat e tyre.

Në këtë mënyrë, edhe ata përfshihen në vazhdën e aksionit politik që opozita ka nisur prej javësh dhe ka vendosur të vijojë më tej kundër qeverisë, deri në largimin e plotë të saj.

Konkretisht, bëhet me dijeni se punonjës të bashkive që drejtohen nga opozita në mbarë vendin kanë vendosur të organizojnë, ashtu si pak javë më parë një protestë në orën 11:00 përpara godinës së Kryeministrisë.

Me kërkesën kryesore, atë kundër cënimit të autonomisë vendore nga ana e pushtetit qendror, këta pushtetarë lokalë, të kryesuar nga kreu i bashkisë më të madhe në vend, i cili është edhe në të njëjtën kohë kryetar i opozitës, do të mbajnë fjalime dhe do të hedhin parrulla ndaj qeverisë.

Me moton "Të drejta sipas ligjit", drejtuesit vendorë do ta orientojnë këtë protestë drejt problemeve me të cilat përballet shoqëria dhe komunitete të caktuara të saj. Ndërkaq, gjatë gjithë këtyre ditëve njësitë vendore të drejtuara nga socialistët kanë protestuar në qytete të ndryshme të vendit, kur dje ishte administrata e Bashkisë së Tiranës ajo që protestoi në qendër të kryeqytetit.

n.e/NOA

KOMENTE