Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krerët e bashkive: Qeveria na cungon, prek qytetarët dhe falimenton biznesin
English

Krerët e bashkive: Qeveria na cungon, prek qytetarët dhe falimenton biznesin

Tiranë, 5 dhjetor, NOA Update - Në protestën që po zhvillohet aktualisht nga drejtuesve socialistë të pushtetit vendor para Kryeministrisë, duke mbajtur nga një fjalim, secili prej tyre ka paraqitur problematikat me të cilat përballet institucioni që ai drejton.

Nga ana e tij, kreu i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi ka pohuar se 1000 biznese janë në rrezik falimentimi vetëm për shkak të ndërhyrjes në autonominë financiare të vendorëve të qeverisë së drejtuar nga Berisha.

Sipas Peleshit, kreu i qeverisë nuk ia vuri veshin ultimatumit të vendorëve duke treguar në këtë mënyrë se sa pak i intereson atij qytetari dhe problemet e tij në jetën e përditshme.

Ndërsa kreu i bashkisë së Patosit, Bardhi Meli ka deklaruar se fondet janë pakësuar gjithmonë e më tepër për bashkinë që ai drejton duke ndikuar kështu direkt në jetën e qytetarëve.

"Për vitin 2010, buxheti për ne është pakësuar me 13 %, gjë që do të thotë miliona lekë më pak për qytetin tonë dhe nevojat e tij të shumta", tha ndër të tjera Meli.

Edhe kryetari i bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, ka publikuar problematikat me të cilat ndeshet në kryesimin e këtijj institucioni, duke thënë se familjet po përballen me rritje çmimesh dhe biznesi me rritje taksash, ndërsa qeveria nuk mendon për t'i kompensuar.

n.e/NOA

n.e/NOA

KOMENTE