Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryetarja e Gjykatës së Lartë: Nuk ka drejtësi të korruptuar, ka vetëm disa gjyqtarë të tillë
English

Kryetarja e Gjykatës së Lartë: Nuk ka drejtësi të korruptuar, ka vetëm disa gjyqtarë të tillë

Tiranë, 5 dhjetor, NOA - Nuk është e vërtetë se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është i korruptuar, vetëm sepse ndonjë përfaqësues i tij mund të jetë i tillë.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije gjatë fjalimit të saj në Konferencën Gjyqësore, kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj.

"Ne nuk kemi një sistem të korruptuar, por individë brenda tij që duhet t'i evidentojmë dhe t'i vëmë para përgjegjësive për t'iu larguar imazheve negative për këtë sistem", tha lidhur me një fakt të tillë ajo.

Sipas saj, largimi i të korruptuarve në drejtësi është një domosdoshëmri, sepse toleranca e dëmton sistemin gjyqësor jo vetëm si imazh, por edhe seriozisht në punën e përditshme të tij.

"Trishtohem se ne vetëm sulmohemi", tha ndër të tjera kryetarja e Gjykatës së Lartë.

Ndër të tjera, ajo shtoi se drejtësia ka ende punë për ngritjen e gjyqësorit drejt një sistemi me integritet të lartë moral dhe nivel profesional.

"Janë probleme të reformimit të sistemit gjyqësor, ritmi i të cilit duhet të përshpejtohet dhe përshëndesim angazhimin e presidentit të Republikës për këtë proces", tha Beçaj.

Më pas ajo tha se gjykatat janë në shërbim të qytetarëve, duke u udhëhequr nga parimet e larta të shtetit ligjor dhe demokracisë dhe se neni 148 i Kushtetutës ndalon ndërhyrjen në sistemin gjyqësor.

"Reforma në drejtësi mbetet pikë kyçe në funksion të të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor dhe nga vështirësitë që ky proces ndesh, parashikohet që të jetë një rrugë e gjatë", shtoi Beçaj.

Në fund e përfundoi fjalën e saj duke kërkuar më tepër angazhim nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë si edhe mbështetjen me më shumë buxhet nga ana e qeverisë për gjyqësorin.

a.ymeraj/NOA

KOMENTE