Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mot i paqëndrueshëm, java e ardhshme nis me ulje temperaturash
English

Mot i paqëndrueshëm, java e ardhshme nis me ulje temperaturash

Nga Blerina Ahmetaj

Tiranë, 5 Dhjetor NOA - I gjithë vendi do të përfshihet të dielën dhe të hënën nga një mot i ftohtë ku temperaturat në zonat malore do të zbresin nën zero gradë celsius.

I ftohti do të shtrihet në pothuajse gjithë qytetet e vendit ku temperaturat më të ulëta të mëngjesit pritet të regjistrohen në Bajram Curr, Kukës e Peshkopi, në Ersekë e Kolonjë me nga -4 grade celsius.

Edhe Tirana pritet të regjistrojë të hënën temperatura të ulëta, në mëngjes 5 gradë celsius dhe në drekë 16 gradë.

Metereologët e shërbimit meteorologjik Meteoalb, partnerë bashkëpunimi me agjencinë kombëtare të lajmeve NOA, evidentojnë se dita e diel do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit.

Ndërsa të hënën, pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, përjashtuar zonat malore ku vranësirat do të jenë më të dendura.

Në mbrëmje dhe gjatë natës pritet shtimi i vranësirave ku i gjithë territori do te mbulohet nga vranësirat.

b.a/NOA blerina.ahmetaj@noa.al

KOMENTE