English

Operacioni i koduar "Gambling 2", sekuestrohen 16 kompjutëra lojërash fati

Vlorë, 5 Dhjetor NOA - Edhe Vlora u përfshi sot në aksionin e përgjithshëm policor kundër lojërave të fatit, duke çuar në bllokimin e disa aparaturave pa licencë lojërash fati.

Gjithçka erdhi në kuadër të operacionit të koduar "Gambling 2", nga Sektori Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë në bashkëpunim dhe me Degën e Tatim-Taksave.

Kontroll është ushtruar në subjektet që zhvillonin aktivitet të palejuar të lojërave të fatit në qytetin e Vlorës, ku si rezultat i të cilave u bë i mundur bllokimi i 16 kompjutërave.

Ndër to, 12 12 kompjutëra për lojëra fati pa licencë u gjetën dhe bllokuan në lagjen "Lef Sallata" të qytetit Vlorë, në lokalin e Oltjon Varfit, banues në lagjen "Pavarësia".

Kurse në lagjen "Hajro Çakërri", në lokalin e Vladimir Koçit, banues në Vlorë u gjetën 4 kompjuter për lojëra fati, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia tha se veprimet procedurale në ngarkim të Oltjon Varfit e Vladimir Koçit, për veprën penale të "Organizmit të palejuar të lojërave të fatit" në gjendje të lirë iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

a.d/e.r/NOA

KOMENTE