Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protesta e drejtuesve vendorë të PS nis me incidente, policia ndalon 4 punonjës bashkie
English

Protesta e drejtuesve vendorë të PS nis me incidente, policia ndalon 4 punonjës bashkie

Tiranë, 5 dhjetor, NOA - Protesta e parashikuar e drejtuesve socialistë të pushtetit vendorë duket se ka nisur me incidente, pasi disa pjesëmarrës të saj janë penguar nga forcat policore tek zona e hotel Dajtit.

Në këto momente, turma e protestuesve gjendet poshtë godinës së Kryeministrisë ku edhe po marrin fjalën njëri pas tjetrit përfaqësues të bashkive ku kanë fituar socialistët.

Ata kanë denoncuar në fjalimet e tyre reagimet e policisë ndaj kolegëve të tyre, të cilat i kanë vlerësuar si të qëllimshme.

"Berisha është duke shkelur autonominë financiare dhe kartën evropiane të qeverisjes vendore", ka qenë deklarata e njëjtë në të gjitha fjalimet që po mbajnë përfaqësuesit socalistë vendorë në sheshin para Kryeministrisë.

Ata pohojnë ndër të tjera se qëllimi i kësaj proteste është ardhja në ndihmë ndaj qytetarëve dhe bizneseve që janë duke u goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga futja e duarve të qeverisë në autonominë financiare të bashkive.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE