Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Virusi i gripit AH1N1, një pacient në gjendje koma në Sanatorium
English

Virusi i gripit AH1N1, një pacient në gjendje koma në Sanatorium

Nga Blerina Ahmetaj

Tiranë, 5 Dhjetor NOA - Virusi i gripit të derrit po shton rastet e rënda e si pasojë dhe rrezikun nga vdekjet e shkaktuara prej tij.

Pas vdekjes së një personi 57 vjeçar prej virusit AH1N1, një tjetër pacient në Sanatorium konfirmohet në gjendje të rëndë prej gripit të derrit.

Burime zyrtare pranë Spitalit të sëmundjeve të mushkërive, konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA se pacienti që po lufton me vdekjen, është një 38 vjeçar nga Tirana i cili është shtruar në Reanimacion prej një jave.

Sipas mjekëve, analizat e disa ditëve më parë treguan se ai është prekur nga virusi i gripit të derrit.

"Pacienti është në gjendje kome, dhe mbahet në jetë përmes frymëmarrjes së drejtuar", - konfirmuan për NOA, burimet e mësipërme.

Raste të rënda mësohet se gjenden dhe në Reanimacionin e QSUT-së, por sipas mjekëve ata janë drejt përmirësimit.

Rastet e prekura me virusin e gripit të derrit po shtohen çdo ditë dhe mjekët bëjnë apel për shtim të kujdesit shëndetësor sidomos për pacientët kronikë apo grupet e riskut të përcaktuara dhe nga OBSH.

b.a/NOA blerina.ahmetaj@noa.al

Â

KOMENTE