Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali, masakroi një çift të moshuarish, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari
English

Itali, masakroi një çift të moshuarish, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari

Itali, 6 dhjetor NOA - Dënohet me burgim të përjetshëm, shqiptari i implikuar në masakrimin e një çifti të moshuarish në Itali.

Gjykata e Apelit në Venecia ka konfirmuar vendimin me burg përjetë për Naim Stafën dhe 20 vjet burg për rumunin Alin Bogdeanu të cilët u shpallën fajtor për vrasjen e dy bashkëshortëve të moshuar që ndodhi në vitin 2007 në Trevizo të Italisë.

Për këtë krim u akuzua edhe shqiptari tjetër Artur Lleshi po ai u vetëvra në burg pak para se të dilte në proçesuin gjyqësor në ngarkim të tij ku do të gjykohej për këtë ngjarje.

Veç gjykimit penal ku autorët u dënuan maksimalisht, gjykata ka bashkangjitur edhe vendimin civil, ku autorët u detyrohen 600 mijë euro të dëmtuarve.

Ngjarja e cila tronditi Italinë ndodhi më 21 gusht të vitit 2007, në Villa Durante, që ndodhet në rrugën "Sant Antonio" në kufi me Motta-n e Druante.

Autorët kanë tentuar të grabisin banesën ku ndodhej çifti i të moshuarve por këta të fundit refuzuan tu jepnin grabitësve çelësat e shtëpisë duke u përballu me dhunën e tyre.

Të moshuarit u masakruan nga autorët të cilit në ato momente kishin përdorur edhe kokainë.

Mësohet se banesa për të cilën u masakruan dy të moshuari nuk ishte as e tyrja dhe ata tentuan të mbronin.

k.k/NOA

Â

KOMENTE