Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, deputeti Geci paditet për vrasje nga gruaja e Sandokanit
English

Kosovë, deputeti Geci paditet për vrasje nga gruaja e Sandokanit

Prishtinë, 6 dhjetor NOA - E veja e një të vrari gjatë luftës në Kosovë ka ngritur një padi penale në ngarkim të deputetit kosovar Gani Geci.

Lajmin e bëjnë mediat kosovare të cilat cituan sot të venë e Abedin Rexhës-Sandokani i cili u vra në Kosovë në vitin 1998.

Mësohet se Sanie Rexha ka ngritur padi në Prokurorinë e EULEX-it në ngarkim të deputetit të LDD-së Gani Geci.

Në padinë e Rexhës, e cila është kryer më 30 nëntor të këtij viti akuzohet Gani Geci se ka vrarë Sandokanit në vitin1998, gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë një deklarate për mediat në Kosovë, Sanie Rexha, akuzoi deputetin Geci se ka vrarë burrin e saj.

 "Është dëshmi e gjallë që vetë Geci e ka pranuar publikisht. Paraqitja e krimeve nga krimineli është e padurueshme dhe për këtë fëmija janë traumatizuar" ka thënë e veja duke shtuar se padinë e ka bërë vet pa u ndikuar nga askush tjetër.

Ndërkohë që megjithëse ka pranuar se ka lidhje farefisi me deputetin kjo nuk e ka penguar atë ta akuzoje për vrasjen e burrit, ashtu siç do bënte edhe nëse autori do të ishte vëllai i saj. E veja i ka bërë apel presidentit, kryeministrit dhe kryeparlamentarit të Kosovës që ta zbardhin këtë rast e të mos e lënë, sipas saj një kriminel të jetë në parlament. Deputeti Gani Geci ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Sanie rexhës duke thënë se edhe ai ishte vetë në shënjestër gjatë luftës të vritej po kishte mundur të shpëtonte.

"Unë jam mbrojt dhe në momentin kur është vrarë Abedin Rexha ka pas gjuajtje nga dy e më shumë persona dhe nuk e di kush e ka qëlluar" ka thënë deputeti.

k.k/NOA

KOMENTE