Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plaçkiten mjediset e Cirkut të njohur italian Embel-Riva në Durrës
English

Plaçkiten mjediset e Cirkut të njohur italian "Embel-Riva" në Durrës

Durrës, 6 Dhjetor NOA - Mjediset e Cirkut të njohur italian "Embel-Riva" i cili ka ngritur çadrat e tij edhe në Durrës, janë plaçkitur gjatë orëve të natës, por fati i hajdutëve ka qenë momental sepse sot paradite ata janë kapur "me presh në duar".

Dy të miturit F. S. 15 vjeçar lindur dhe banues ne lagjen Nr. 18 Durrës dhe 17-vjeçari R. B, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 8 Durrës janë arrestuar në kushtet e flagrancës, i thanë korrespondentit të agjencisë NOA, burime zyrtare policore.

Gjithçka kishte nisur në orën 02.00 kur dy djemtë e mitur ishin futur në çadrat e Cirkut italian "Embel-Riva" i vendosur ne aneksin e Stadiumit "Niko Dovana" në Durrës.

Hajdutët e vegjël shkulën një sasi kabulli trefazor me gjatësi 35 metra si dhe një prozhektor, që të dyja me vlerë një mijë euro.

Përfaqësuesit e cirkut italian u përballën me vjedhjen dhe lajmëruan policinë e cila nuk e pati të vështirë që të kapë hajdutët në pak orë.

a.a/e.r/NOA

KOMENTE