Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, thirrje Policisë: Mos zbatoni urdhrat politike, por ruani neutralitetin
English

PS, thirrje Policisë: Mos zbatoni urdhrat politike, por ruani neutralitetin

Tiranë, 6 dhjetor NOA - Deputeti Ilir Gjoni ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku në emër të Partia Socialiste ka shprehur shqetësimin se Sali Berisha dhe klani i tij po keqpërdorin një prej institucioneve më të rëndësishme, Policinë e Shtetit.

"Me urdhrat qartësisht politike ndaj Policisë së Shtetit e cila funksion të vetëm ka ruajtjen e rendit publik, Berisha po na rikthen në një periudhë të hidhur si ajo e para mbi dhjetë viteve kur ai urdhëronte policinë dhe strukturat e sigurisë që të godisnin popullin për të mbajtur në këmbë pushtetin e tij të korruptuar e mafioz", - tha Gjoni.

Sipas deputetit socialist, Policia e Shtetit duhet të ruajë neutralitetin politik, të sigurojë autonominë strukturore dhe të jetë në funksion të shtetit e qytetarëve e jo të pushtetit.

"Prandaj, Partia Socialiste u bën thirrje të gjithë oficerëve të ndershëm e profesionistë të Policisë të refuzojnë t'u binden urdhrave të disa drejtuesve që janë vegël e njohur e Sali Berishës, ish bodigardë të tij apo militantë të eksituar të cilët me veprimet apo deklaratat prej të forti, besnikërinë ndaj partisë në pushtet e kanë kthyer në kriterin e vetëm të punës dhe promovimit të tyre. Këta tipa, me veprimet e tyre kanë bërë që shprehjet "shtet ligjor" apo " zbatim i ligjit" të humbasin kuptimin e tyre pasi ata e konsiderojnë veten përgjegjës vetëm para padronëve që i kanë emëruar dhe jo para ligjit" tha më tej Gjoni.

Gjoni shtoi se Partia Socialiste paralajmëron se do të denoncojë ashpër dhe nuk do të lejojë që askush të keqpërdorë Policinë e Shtetit për interesat e Familjes ndërsa forca e ligjit do të bjerë mbi këdo që instrumentalizon, me apo pa dashje, Policinë e Shtetit, duke u përpjekur ta ballafaqojë atë me popullin të cilit ajo duhet ti shërbejë.

k.k/NOA

KOMENTE