Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shalsi: Berisha po lëshon mllef drejt pushtetit vendor, po rrezikon integrimin në BE
English

Shalsi: Berisha po lëshon mllef drejt pushtetit vendor, po rrezikon integrimin në BE

Tiranë, 6 dhjetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi tha sot publikisht se qysh kur ka ardhur në pushtet Sali Berisha është lëshuar një mllef drejt pushteti vendor.

"Qysh kur erdhi në pushtet, Sali Berisha u lëshua me një mllef drejt pushtetit vendor duke u përpjekur në mënyrë sistematike të uzurpojë kompetencat e bashkive dhe të atrofizojë burimet e të ardhurave, dukë ndërhyrë herë me akte normative dhe herë me ligje në kundërshtim flagrant me kushtetutën dhe parimet e Kartës Evropiane.  Â

Qysh kur erdhi në pushtet Sali Berisha nuk mund të pranonte refuzimin e vazhdueshëm që qytetarët e këtij vendi i kishin bërë atij dhe kandidaturave të tij në zgjedhjet vendore, ndaj nuk rreshti luftën kundër pushtetit vendor duke u përpjekur vazhdimisht të pengojë, të bllokojë dhe të sabotojë punët publike me qëllimin e vetëm, armiqësimin e qytetarëve me të zgjedhurit e tyre vendor' tha sot Shalsi.

Sipas tij, Berisha jo vetëm që nuk bëri asnjë gjë për të vazhduar reformat në sistemin e qeverisjes vendore, por përkundrazi shkeli dhe vazhdon të dhunojë demokracinë vendore ne Shqipëri, duke dështuar në të njëjtën kohë të reformojë bazën legjislative vendore, duke mos u konsultuar për asnjë rast gjatë ndryshimit të ligjeve me aktorët vendore, duke injoruar krejtësisht edhe rekomandimet e nëntorit të vitit 2006.Â

"Sali Berisha nuk dëshiron të kuptojë se refuzimi i hapjes dhe transparenca e kutive te 28 qershorit po sjell një zinxhir pasojash që ndërmjet të tjerave po asfiksojnë edhe demokracinë vendore në Shqipëri. Një Kryeministër që nuk provon dot legjitimitetin e tij sepse ka frikë të tregojë se çfarë përmbajnë kutitë e votimit nuk mund të qeverisi në mënyrë demokratike ndaj duhet të largohet së bashku me kutitë e mbyllura" përfundoi sot Shalsi.

k.k/NOAÂ Â Â

KOMENTE