Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Shqiptarët, populli më i afërt me grekët sa i përket traditës kulturore
English

Berisha: Shqiptarët, populli më i afërt me grekët sa i përket traditës kulturore

Tiranë, 7 Dhjetor NOA - Kryeministri Sali Berisha u takua sot me regjisorin e njohur grek Teo Angjelopulos, që mori pjesë në Festivalin VII Ndërkombëtar të Filmit të Tiranës, ku u nderua me çmimin e karrierës.

Kryeministri e cilësoi prezencën e regjisorit grek si një vlerësim të veçantë që i është bërë një festivali, që po krijon një traditë të Tiranës si një kryeqytet të kulturës.

"Ne duhet të rizbulojmë traditat tona kaq të pasura dhe t'i transmetojmë përmes një arti aq popullor dhe të dashur siç është kinemaja", - tha kryeministri.

Duke i vlerësuar këto tradita si mekanizmin kryesor në ruajtjen e identitetit të popullit shqiptar në kushtet e ngadalësimit të kohës për shkak të pushtimeve, apo izolimit, kryeministri u shpreh se tani është koha për ta bërë atë pjesë të së sotmes dhe së ardhmes edhe nëpërmjet artit të kinemasë".

Berisha theksoi se shqiptarët janë populli më i afërt me grekët për sa i përket traditës kulturore, për shkak të burimeve të përbashkëta të qytetërimit.

Ballkani, - u shpreh kryeministri, - ka qenë vendi ku lindi kultura dhe demokracia që karakterizon sot Evropën dhe ne duhet ta gjallërojmë së bashku këtë traditë në hapësirën tonë.

Kryeministri garantoi se qeveria do të mbështesë vazhdimësinë e Festivalit Internacional të Tiranës edhe për vitet e ardhshme.

Nga ana e tij, regjisori grek Teo Angjelopulos e vlerësoi festivalin si një sukses të përpjekjes për krijimin e një kinemaje indipendente.

"Në Tiranë takuam shumë miq, por edhe gjetëm një frymë entuziazmi e diskutimi, që dëshmon për formimin e një kinemaje ballkanike."

Z. Angjelopulos shprehu bindjen se aktivitete të tilla në fushën e kulturës do të gjejnë mbështetjen edhe të qeverive të tjera të shteteve të Ballkanit.

"Kinemaja është gjuha më e kuptueshme për popujt tanë, që kanë nevojë të fshijnë nga kujtesa e tyre përvojat e hidhura të shekullit të kaluar dhe të ndërtojnë marrëdhënie te reja.", - u shpreh z. Teo Angjelopulos.

e.r/NOA

KOMENTE