Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Jo gjuhës së urrejtjes, të respektohet jeta private
English

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: "Jo" gjuhës së urrejtjes, të respektohet jeta private

Tiranë, 7 dhjetor, NOA - Komiteti Shqiptar i Helsinkit përmes një njoftimi për shtyp ka publikuar shqetësimin e tij mbi gjuhën e urrejtjes që vihet re në deklaratat publike të liderëve politikë kohët e fundit.

"Veç kësaj, në mënyrë flagrante cënohet parimi i prezumimit të pafajësisë, ku thuhet se ‘kushdo quhet i pafajshëm për derisa nuk i është privuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë", thuhet në këtë deklaratë.

Duke shtuar se është detyrë e kujtdo që çdo dyshim të bazuar apo të dhënë që mund të ketë elementë krimin, detyrimisht duhet ta denoncojë në organet përkatëse.

"Me keqardhje konstatohet se në praktikë, në mjaft raste nuk ndodh kështu. Të dhënat që mund të disponohen ka raste që paraqiten si të vërtetuara dhe të pakontestueshme. shtetasve të veçantë ende pa u proceduar u vihet vula e fajësisë penale", citon njoftimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Duke përshëndetur strategjinë kombëtare kundër dhunës në familje, si dhe vlerëson organizimin e konferencës kombëtare me rastin e 16 ditëve të fushatës kundër dhunës në familje të shpallur nga OKB-ja, ky organizëm përshëndet gjithashtu deklaratat e drejtuesve shtetërorë dhe partiakë, të gjithë ata që dënojnë dhunën në familje dhe kërkojnë zbatimiin rigoroz të ligjit.

"Por shtetasit që e kanë marrë këtë informacion nëpërmjet medias të shkruar dhe asaj elektronike, janë vënë në vështirësi dhe dilemë. Nga një anë atyre u dërgohet mesazhi i mësipërm dhe nga ana tjetër, në të njëjtën kohë, nga goja e kryeministrit të tyre dëgjojnë shprehje që s'kanë asgjë të përbashkët me etikën shoqërore. KSHH, në këtë vështrim mendon se shteti dhe shoqëria duhet të kujdesen në mënyrë të veçantë për edukimin e fëmijëve", shton deklarata.

Duke pohuar gjithashtu se sjelljet jo korrekte të drejtuesve shtetërorë apo partiake, qëndrimet e paekuilibruara, tonet e ashpra të shoqëruara me eksese, veç tensionimit të situatës, ndikojnë negativisht në brezin e ri, sidomos tek fëmijët.

"Të gjithë aspirojmë për t'u integruar në Europë. Nga shtetarët tanë kjo premtohet në mënyrë të vazhdueshme. Nuk ka dyshim se kjo ëndërr do të bëhet realitet. Por Evropa nuk është vetëm mirëqënie. Ajo është edhe edukatë qytetare, komunikim njerëzor si dhe respekti ndaj të tjerëve", përfundon qëndrimi i Komiteti Shqiptar i Helsinkit lidhur me këtë problematikë.

a.ymeraj/NOA

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE