Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Me AMC, flisni deri në 30 lek/minuti drejt numrave celulare dhe fiks në 10 shtete
English

Me AMC, flisni deri në 30 lek/minuti drejt numrave celulare dhe fiks në 10 shtete

Tiranë, 7 Dhjetor NOA - Të gjithë klientët e AMC, me parapagesë dhe me kontratë, mund të ndajnë gëzimet me të afërmit dhe të njohurit e tyre jashtë Shqipërisë duke i sjellë më afër nëpërmjet një telefonate që kushton deri në 30 lekë për minutë.

Këto paketa thirrjesh ndërkombëtare vlejnë drejt operatorëve celularë dhe fiks të 10 shteteve.Â

Festat e fundvitit janë për t'u ndarë me familjarët, të njohurit, me të gjithë të dashurit afër dhe pranë.

Këtë vit të gjithë mund të urojnë më shumë të afërm që nuk ndodhen pranë tyre, sepse AMC ka menduar për klientët e saj dhe të afërmit e tyre që nuk ndodhen në Shqipëri.

Gjatë gjithë periudhës festive deri më 31 janar 2010, të gjithë abonentët AMC mund të blejnë paketa 10 minutëshe prej 400 lekësh (pa TVSH) dhe paketa 20 minutëshe prej 600 lekësh (pa TVSH).

Ajo që klientët duhet të bëjnë është shumë e thjeshtë: të hyjnë në menynë AMC Easy (#100#), pastaj të zgjedhin kategorinë "Ofertat e mia" dhe kështu përfitojnë minutat për të folur me miqtë, familjarët dhe të dashurit e tyre në: Greqi, Itali, Kosovë, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Turqi, Gjermani, Francë, Angli, SH.B.A dhe Kanada.

Kjo ofertë e fundvitit mundëson që abonentët e AMC të flasin drejt numrave fiks dhe telefonave celularë në të gjitha këto vende.

Klientët do të kenë mundësi të blejnë 2 paketa çdo muaj, të cilat janë të vlefshme për 7 ditë që nga dita e aktivizimit.

e.l/NOA

KOMENTE