Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Kryetari i PS Rama, braktisi Kongresin e Pragës gjatë fjalimit tim
English

Meta: Kryetari i PS Rama, braktisi Kongresin e Pragës gjatë fjalimit tim

Tiranë, 7 Dhjetor NOA Update - Kryetari i Partisë Socialiste braktis sallën në të cilën zhvillohej Kongresi i Partisë Socialiste Evropiane gjatë fjalimit të kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Pohimi është bërë sonte nga z.Meta, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme.

Ai po merr pjesë ashtu si dhe Rama, në kongresin dyditor të socialistëve evropianë.

"Veç shumë drejtuesve të tjerë u ftua dhe zoti Rama, u ftova dhe unë për të folur dhe për të thënë pikëpamjet tona lidhur më rolin e Shqipërisë për sa i takon kontributit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, por edhe për të shkëmbyer pikëpamje të ndryshme në lidhje me zhvillimet e fundit", - tha z.Meta.

Kreu i LSI theksoi se Kongresi i Partive Socialiste Evropiane, që po zhvillohet në Pragë, është një ngjarje shumë e rëndësishme, pasi synon rimarrjen e forcave dhe të energjive të së majtës evropiane, Bashkimit Evropian dhe kontinentit tonë, pas një situate jo shumë të këndshme në përgjithësi elektorale në disa vende.

Z.Meta ka deklaruar se kryesia e Kongresit i dha të drejtën e fjalës kryetarit të PS Edi Rama që të fliste i pari dhe menjëherë pas tij edhe z.Meta në cilësinë e kryetarit të LSI.

Zv/kryeministri pohoi se ka dëgjuar deri në fund fjalimin e z.Rama dhe pas tij ai ka marrë fjalën.

Por në këto momente, në mënyrë demonstrative, sikundër thotë z.Meta, kryetari i PS është ngritur dhe ka dalë nga salla duke shpërfillur fjalimin e kryetarit të LSI.

"Sigurisht që unë e dëgjova me shumë vëmendje zotin Rama, pavarësisht se pak a shumë qëndrimet e tij ishin po ato që mban zakonisht në Tiranë dhe në politikën tonë të brendshme, kuptohet pa argumentet e nevojshme për të justifikuar pozicionin e bojkotit edhe njëkohësisht pa vullnetin e duhur për një qëndrim konstruktiv, në mënyrë që opozita të luaj rolin që i takon në proceset demokratike në vend dhe sidomos integrimit evropian të vendit', - deklaroi z.Meta.

Ai tha më tej në një bisedë telefonike me Tv Klan, se "ishte për të ardhur keq që gjesti jo tolerant dhe jo demokratik i tij, i largimit nga ky takim pune në momentin që unë, sikurse u ftova, fillova të mbaj fjalën time dhe të ekspozojë edhe situatën në Shqipëri, por edhe politikën e Shqipërisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor".

Ky akt për z.Meta është konsideruar si i gabuar dhe në kontrast me respektin që ai vetë tregoi në kongres duke qëndruar atje deri në përfundim të fjalimit të Ramës.

***

Sakaq, Partia Socialiste njoftoi sot se në takimin e posaçëm që Kongresi i PES zhvilloi për çështjet e Ballkanit u propozua një qëndrim të PES mbi zhvillimet politike në Shqipëri. Në dokumentin që mori pëlqimin e të gjithë të partive në tryezë thuhej se Partia e Socialistëve Evropianë shpreh shqetësim të thellë në raport me krizën e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës me të cilën përballet Shqipëria.

"PES i jep mbështetje të plotë qëndrimit të mbajtur nga Internacionalja Socialiste mbi krizën me të cilën përballet Shqipëria dhe thekson se "në Shqipëri demokracia dhe duhet të rivendoset dhe kërkesat e Partisë Socialiste të Shqipërisë në lidhje me të gjitha shkeljet dhe parregullsitë gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit duhet të mbështeten", - vijon deklarata.

Kongresi i PES i bën thirrje Kryeministrit të Shqipërisë dhe Koalicionit Qeverisës të respektojnë liritë dhe të drejtat kushtetuese, duke garantuar transparencë të plotë të zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit, përmes një hetimi parlamentar që plotëson të gjitha kërkesat legjitime të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Po ashtu, Kongresi i PES i bën thirrje Kryeministrit të Shqipërisë dhe Koalicionit Qeverisës të gjejnë një zgjidhje, e cila do t'i jepte fund krizës politike dhe do të mundësonte kthimin e Partisë Socialiste në Parlament.

Ndërkohë, PES mbështet angazhimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përshpejtuar procesin e liberalizimit të vizave dhe marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria".

/e.r/e.l/NOA/

KOMENTE