Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDK: Përdorimi politik i kishës, dëmton besimin
English

PDK: Përdorimi politik i kishës, dëmton besimin

Tiranë, 7 dhjetor NOA - Me anë të një deklarate për shtyp lëshuar ditën e sotme Partia Demokristiane ka shprehur keqardhjen e saj për përdorimin politik të zëdhënësit të Konferencës Ipeshkvnore nga pushteti i sotëm dhe e konsideron deklaratën e dy ditëve më parë të zëdhënësit të Konferencës Ishpeshkvnore një përpjekje për të implikuar në politikë institucionin e Kishës Katolike.

"PDK është parti politike që e mbështet programin e vet në filozofine kristiane dhe Europiane, të familjes dhe dinjitetit të njeriut, lirisë dhe përgjegjësisë, drejtësisë dhe ligjit, solidaritetit dhe besimit. Të gjitha këto së bashku janë vlerat e demokracive të vërteta perëndimore,  që janë themeluar mbi pluralizmin politik, shtetin e së drejtës, pronën private dhe ekonominë sociale të tregut dhe ndarjen e qartë të institucioneve fetare nga shteti.

Partia Demokristiane, si parti që udhëhiqet nga filozofia kristiane dhe mbron vlerat kristiane ka si bazë kryesore elektorale komunitetin kristian dhe me gjerë dhe është e angazhuar maksimalisht për përfaqësimin e këtij komuniteti, por edhe të gjithë qytetarëve që besojnë në vlerat dhe filozofinë kristiane" thuhej në deklaratën e PDK-së.

"PDK nuk ka heshtur dhe nuk mund të heshtë, kur votat e zgjedhësve demokristianë grabiten barbarisht nga pushteti, nga PD dhe togat e zeza të ushtarëve të saj të vjedhjes së votave.

Ne nuk kemi heshtur dhe nuk do të heshtim, kur shikojmë një diskriminim të komunitetit katolik dhe një përçmim të vlerave kristiane dhe evropiane.

Ne kemi shprehur shqetësimin tonë dhe do ta shprehim sërish se qeveria e tanishme e Berisha është e vetmja qeveri në Europë, përveç qeverisë së Turqisë, që nuk ka në përbërjen e vet asnjë Ministër të besimit katolik.

Ne nuk kemi heshtur e nuk do të heshtim, kur përballë të gjitha problemeve sociale e morale të shoqërisë tonë, qeveria propozon një ligj për martesat brenda gjinisë, duke dëshmuar se ajo nuk beson dhe nuk respekton asnjë nga vlerat dhe parimet për të cilat ne si forcë politike jemi të angazhuar.

Ne nuk kemi heshtur dhe nuk do të heshtim, kur shikojmë se në institucionet e shtetit shqiptar, komuniteti katolik mbetet i keqpërfaqësuar, duke vazhduar të njëjtën traditë persekutimi dhe përbuzjeje, që krijoi regjimi komunist, i cili persekutoi klerin, intelektualët e besimit katolik dhe të gjithë besimtarët, sepse ata përfaqësonin Shqipërinë Evropiane, shpirtin perëndimor të saj' deklaroi më tej PDK.

k.k/NOA

Â

KOMENTE