English

Asambleja komunale e Vushtrisë, 8 parti fitojnë këshilltarët

Vushtrri, 8 Dhjetor NOA/Hajdin Islami - Në zgjedhjet e fundit komunale të 15 nëntorit 2009 votuesit e komunës së Vushtrrisë kanë vendosur që në përbërjen e re të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë me këshilltarë të përfaqësohen tetë parti.

Jashtë ulëseve të kuvendit komunal kanë mbetur edhe disa kandidatë të njohur të cilët në këto zgjedhje nuk kanë mund të arrijnë numrin e caktuar të votave.

Sido që të jetë në Vushtrri është rikonfirmuar edhe një herë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e mbanë primatin e partisë më të madhe në këtë komunë.

Ndërsa partia e dytë më e madhe në këto zgjedhje ka dalë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK).

E treta sipas votave në Vushtrri është Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK). Sipas përqindjes së votave të fituara përbërja e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë duket kështu:

15 ulësa ka Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

7Â Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

2Â Aleanca Kosova e Re (AKR)

1 Lëvizja për Bashkim(LB)

1 Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD)

1Â Partia e Drejtësisë (PD)

1 Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP).

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ) në gjithsejtë 87 vendvotime në komunën e Vushtrrisë,votuan 43.99% e votuesve të kësaj komune.

KOMENTE