Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita e ngadhënjimit
English

Dita e ngadhënjimit

"8 dhjetori është dita e bekuar, dita e amshuar që siç thotë Naim Frashri, lindi nga perëndimi, është dita e ngadhënjimit, idealit evropian të rinisë shqiptare, vokacionit perëndimor të kombit shqiptar. Shqipëria si Evropa, Shqipëria në NATO ishte kryefjala jonë në 8 dhjetor"

Nga Sali Berisha* (Foto: NOA/LSA)

Kryeministër, kryetar i PD

"Jemi mbledhur sot të festojmë së bashku 8 dhjetorin, ditëlindjen e lirive dhe të drejtave te mohuara, dinjitetit njerëzor të munguar. Për ne, për mbare shqiptaret qe do të vinin në dhjetorin e viti 90, si qeniet njerëzore me te shtypura, me te mjera, më të izoluarat, më të shkreta të kontinentit.

Në 8 dhjetor të vitit '90 Shqipëria e bllokmenëve mizorë numëronte burgjeve, të burgosur, te internuar të pushkatuar më shumë se të gjitha vendet ish komuniste satelite të Bashkimit Sovjetik të marra se bashku. Ajo ishte vendi më i izoluar i planetit, vendi në të cilin edhe vitin e rënies së murit të Berlinit në Gjermani, në sheshet dhe qytetet e tij vareshin poete dhe disidente, ekzekutoheshin në kufijtë e tij djemtë dhe vajzat shqiptare vetëm e vetëm sepse rendin drejt lirisë. Deri në ditët më të vona tingëllonin për ne sa aktuale, aq dhe të kobshme, atë ditë dhjetori të vitit 90 vargjet kushtrim të Ndre Mjedës.

Me 8 dhjetor te vitit 90 studentët e Universitetit të Tiranës me ne krye tribunin e lirisë Azem Hajdari me një guxim legjendar, me kurajën mbinjerëzore do të përballeshin ne sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të vendit me diktaturën me mizore te Evropës, nga një betejë si ajo e Davidit me Golian dhe do të ngadhënjenin mbi të, do të hapnin, do shkallmonin dyert mbyllura te lirisë për ne dhe mbarë shqiptarët. Nder përjetë Azem Hajdarit studentëve dhe studenteve liberator, engjëjve të demokracisë, djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që shembën 19 vite me pare murin e Berlinit në tiranë, shpartalluan bllokun bunker dhe sollën lirinë për shqiptarët. Për ne rinia dhe liria janë dhe do të jenë përjetë një dhe të pandarë.

Azem ti je gjallë!

Gëzuar ditën e lirive, gëzuar për mbarë shqiptarët!

Sot ne jemi shumë, me shumë se kurrë më parë, mbetjet e së shkuarës, hijet e saj kurrë nuk do të mund të zbehin dritën e lirisë që lindi në rrugët dhe sheshet e Tiranës, më 8 dhjetor të vitit '90.

Por unë në emër tuaj dua tu bëj një urim të përzemërt, të përshëndes qindra dhe mijëra vajza dhe djem që janë në këtë shesh dhe në mbarë Shqipërinë, që lindën pas dhjetorit ‘90. Ata janë gjenerata jonë e parë, e lirë në historinë e kombit tonë.

Gëzuar 8 dhjetorin, ju që lindët në liri, ju që patët e fatin e bardhë që të mos keni jetuar as edhe një orë, as edhe një ditë të vetme në diktaturë.

Shqipëria e ëndrrës suaj do të jetë shtëpia më e bukur, më e mahnitshme e shqiptarëve, lum ata që do ta jetojnë. Zoti i bekoftë!

Qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë,

8 dhjetori për ne shqiptarët nuk është vetëm dita e kurajës, trimërisë, guximit dhe lindjes së lirive tona, por 8 dhjetori është për ne qytetarët dhe shoqërinë shpresëhumbur shqiptare, të zhytur në dëshpërim të thellë, mjerim të skajshëm, frikë dhe terror të papërshkruar, dita lindjes së shpresës për njerëzit e pashpresë, e shpresës si parzmore e lirisë sonë, e shpresës që buronte nga shpirti dhe gjokset tona, shpresës që rilindi besimin tek vetja, tek dinjiteti, tek zoti, tek e ardhmja, tek Shqipëria.

Ata që 19 vjet më parë shembën perden e hekurt, çelën dyert e lirisë për shqiptarët rrugën nuk e dinin, por ata kishin tashmë shpresën e rilindur, jo vetëm si mburojë, por edhe si energji e pashtershme e udhëtimit tonë jo të lehtë. Ndaj, ne sot jemi shumë, më shumë se kurrë dhe më me shpresë se kurrë në historinë tonë. Thirrja jonë vëllazërore për çdo shqiptar, le të rendim së bashku në rrugën e shpresës së madhe që çelen studentët shqiptarë 19 vjet më parë.

Zonja dhe zotërinj,

8 dhjetori është për ne këtu, për mbarë shqiptarët, dita e të ardhmes, dita e madhe e besimit tek e ardhmja që meritojmë. Historia e njerëzimit ka provuar se liria dhe e ardhmja janë një e të pandara. Pa liri mund të ketë mbijetesë, por të ardhme kurrë s'ka patur dhe s'mund të ketë. Të ardhme kanë ndërtuar vetëm kombet e lira të cilëve liria i ka udhëhequr dhe ndriçuar rrugën drejt horizonteve të reja, të cilët kanë patur fatin e bardhë të shfrytëzojnë pasuritë e pashtershme të lirisë, për vete, për fëmijët për familjen, kombin, vendin e tyre.

Sot ne jemi të lirë, më të lirë se kurrë në ekzistencën tonë. Sot ne jemi më shumë se asnjëherë më parë. Hedhurina e të shkuarës, të bllokmenëve të rinj s'do mund të ndalin kurrë vrapin tonë drejt të ardhmes që meritojmë. Thirrja jonë vëllazërore në sheshin Skënderbe për çdo shqiptar është, eja me ne të vrapojmë drejt të ardhmes që meritojmë.

Qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë,

8 dhjetori është dita e bekuar, dita e amshuar që siç thotë Naim Frashëri, lindi nga perëndimi, është dita e ngadhënjimit, idealit evropian të rinisë shqiptare, vokacionit perëndimor të kombit shqiptar. Shqipëria si Evropa, Shqipëria në NATO ishte kryefjala jonë në 8 dhjetor. Shekujt e pushtimeve të mëdha, diktaturat e egra, përpjekjet e saj për ta spostuar Shqipërinë, nuk arritën kurrë, nuk ia dolën të rrënojnë vokacionin perëndimor të kombit shqiptar, që u rezistoi si margaritar, si fill i jetës, identitetit tonë kombëtar. Dhe gufoi shpërtheu fuqishëm ato ditë dhjetori nga shpirti dhe zemra e të rinjve shqiptarë.

Në 8 dhjetor u hapën njëherë e përgjithmonë dyert e mbyllura të Evropës, Shqipëria nisi rrugën e saj drejt një Shqipërie zonjë siç e kanë dashur dhe e duan të gjithë shqiptarët Evropën.

Ne që me 8 dhjetor të viti 90 përmbysëm tiraninë, shkallmuam bllokun dhe hapëm dyert e mbyllura të Evropës, ne jemi burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat që në prill të viti 2009 firmosëm në Strasburg anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Ne në këtë shesh dhe mbarë shqiptarët kremtojmë 8 dhjetorin më krenar se kurrë sepse vijmë pasi kemi shndërruar në realitet ëndrrën atlantiste të kombit shqiptar. Sot flamuri ynë kombëtar valëvitet në Bruksel në mes të flamujve krenarë të Aleancës më të madhe të lirisë së kohërave. Sot liria e Shqipërisë, liritë e shqiptarëve janë më të sigurta se kurrë, mjerë kush do të guxojë.

Zoti e bekoftë NATO-n, kombet anëtare të saj!

8 dhjetori është dita e marshit të lirisë sonë drejt Evropës, drejt anëtarësimit të plotë në BE, drejt fluturimit tonë pa viza në hapësirën e pafundme evropiane. Për ne, studentet dhe studentët, të rinjtë dhe të rejat, burrat dhe gratë që shembën perden e hekurt, që shembën bllokun barbar të tiranisë, pasi u rikthyem në pushtet shembëm murin e krimit dhe të korrupsionit, zhbllokuam integrimin e Shqipërisë në Evropë, firmosëm marrëveshjen e stabilizm-asociimit, pranimin e kërkesës sonë për anëtarësim në BE.

Sot ne jemi shumë, jemi më shumë se kurrë më parë, ne së bashku do të ndërtojmë Shqipërinë evropiane, Shqipërinë e ëndrrës sonë biblike, Shqipërinë zonjë midis zonjave në Evropë.

Ndaj dhe nga ky shesh së bashku me ju le të ftojmë çdo shqiptar të bashkohet me ne, të bashkohet me uraganin tonë të integrimit të plotë të Shqipërisë në Evropë.

Zoti e bekoftë Evropën!

Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra! Ne që së bashku shembem mure, blloqe dhe diktatura ne së shpejti do të fshimë kufijtë dhe do të lëvizim të lirë në mbarë Evropën. Ndaj dhe sot unë ftoj shqiptarët të bashkohen me ne për një Shqipëri pa viza, për një Shqipëri në Evropë, sikundër në emër tuaj më lejoni që me plehrat e bllokut të djeshëm, me kockat e mafies do të tentojnë të na pengojnë, se garancia jonë e plotë dhe totale është mafies do ti tregojmë ligjin me të gjithë rreptësinë e tij, kurse plehrave të bllokut ne koshin e historisë që meritojnë.

Qytetarë dhe qytetare të mbarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë!

Jemi bashkuar sot në këtë shesh, me shumë se kurrë në historinë e tij; jemi sot këtu për të nderuar veprën tuaj të madhe, lirinë e fituar me 8 dhjetor. Jemi sot këtu për t'u zotuar se lirinë do të kemi më të çmuarën; se ne së bashku me lirinë dhe vlerat e saj, do të ndërtojmë Shqipërinë e idealeve të dhjetorit, Shqipërinë e vlerave të mëdha, Shqipërinë e burrave dhe grave, të rinjve dinjitozë, Shqipërinë e familjes shqiptare, Shqipërinë evropiane. Ndaj dhe së bashku le ta shpallim nga ky shesh, 8 dhjetorin festën tonë kombëtare.

Rrofshi ju, rroftë rinia e Shqipërisë, Zoti i bekoftë të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi!

(*) Fjala e mbajtur sot në mitingun për 8 Dhjetorin

KOMENTE