Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klima, deri në 2050 të pakësohen me 80% gazrat pasi detet do të rriten deri 40 cm
English

Klima, deri në 2050 të pakësohen me 80% gazrat pasi detet do të rriten deri 40 cm

Kopengahen, 8 dhjetor, NOA - Deri në vitin 2050, ekspertët e klimës parashikojnë një rritje të nivelit të deteve nga 10-40 centimetra ndaj ata hedhin apelin për parandalimin sa më të madh të mundshëm të prodhimit të gazrave serë.

Viti 2050 është edhe pika e referencës në bisedimet për klimën, pasi parashikohet që ndryshimi i vërtetë në botë që do të shkaktojë ngrohja globale do të shfaqet pikërisht në këtë periudhë, pra pas 4 dekadash.

E për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë që deri atëherë në mbarë botën duhet të pakësohen me rreth 80 % përqind emisionet e gazrave që shkaktojnë efektin serë në raport me emisionet e vitit 1990.

"Viti 2050 më jep shkas për shqetësim. Ky është viti, që ne e marrim si pikë referimi për të gjitha problemet, që do të trashëgojnë brezat e ardhshëm. Në 2050-ën ajri është më i pastër, nuk ka më gazra të efektit serë, janë rritur pemë të reja, nëpër detra ka përsëri peshq. Por nëse bëjmë një analizë me efektet e ngrohjes globale, kjo nuk mund të ndodhëë", janë shprehur ekspertët në samitin e Klimës që po mbahet në Kopenhagen.

Sipas tyre, Â në vitin 2050 të gjitha gazrat e ashtuquajtura antropogene të efektit serë të prodhuara prej nesh duhet të reduktohen thuajse në kuotën zero, në qoftë se ne duam të parandalojmë katastrofën klimaterike.Â

Në të kundërt, kjo do të intensifikonte jashtëzakonisht rreziqet për sigurinë globale në të gjitha sferat: në bujqësi, ushqim, migracion, dhe pasojat ekonomike të ndryshimit të klimës. Ne do të gjendeshim në një botë të pasigurtë.Â

n.e/NOA

KOMENTE