English

Nën kërcënimin e armëve, tre persona fusin në makinë drejt lumit një kalimtar

Durrës, 8 dhjetor, NOA - Nën kërcënimin e armëve, tre persona kanë ndaluar një kalimtar, të cilin pasi e kanë futur në një makinë e kanë hedhur bashkë me të në lumin Erzen.

Lajmi konfirmohet nga burime të policisë së Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilëve është mundësuar ndalimi i dy personave që e kanë shkaktuar një akt të tillë.

Mësohet se ata janë Bajram Vrioni, 41 vjeç dhe Gentian Vrioni, 30 vjeç, që të dy banues në Katundi i Ri në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi që të dy në bashkëpunim Selim Leben, për motive të dobëta, nën kërcënimin e armëve kanë ndalur 25-vjeçarin H.C, i cili ishte duke udhëtuar me një automjet tip audi pa targa dhe më pas e kanë futur në një bilardo pronë të tyre, duke e mbajtur afro 10 minuta.

Ata kanë vazhduar më pas duke e futur me forcë dhe nën kërcënimin e armëve në automjetin tip Benz 270, pronë e Gentian Virionit, duke e çuar deri në derdhjen e lumit Erzen.

Si pasojë e goditjeve, H.C ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa policia ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tretë të saj, Selim Leba, 29-vjeç, i dënuar edhe më parë për veprën penale të "Armëmbajtjes pa leje".

Materialet në ngarkim të këtyre tre personave iu kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Heqjes së paligjshme të lirisë së kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 110/2 të Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE