English

OSBE-së dhe Ministria e Mbrojtjes asgjësojnë përbërësit toksik të karburantit të raketave

Tiranë, 8 dhjetor NOA - Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Robert Boch, i dorëzoi sot një certifikatë zyrtare Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, gjatë një ceremonie me rastin e përmbylljes së asgjësimit të 34 tonëve përbërësi toksik karburanti raketash, të njohur si melanzh.

Forumi i OSBE-së për Bashkëpunim për Çështjet e Sigurisë e ndihmoi Shqipërinë, me kërkesë të qeverisë, në asgjësimin e melanzhit, përmes një projekti financuar nga qeveria e Greqisë, Danimarkës, Suedisë dhe Finlandës.

Lënda toksike u transportua në një uzinë të specializuar në Suedi, ku u dogj.

Gjatë ceremonisë, Danimarka, gjithashtu, u dhuroi autoriteteve shqiptare pajisje për të rritur kapacitetin e vendit në çmontimin e municioneve.

"Këto pajisje do të modernizojnë dhe përshpejtojnë procesin e çmontimit të municioneve", tha ministri Imami.

Ambasadori Bosch shtoi: "Me asgjësimin e të gjithë municionit të tepërt, Shqipëria do të bëhet një vend shumë më i sigurt, ku qytetarët do të mund të jetojnë e të përparojnë".

Gjashtë makineritë prerëse të dhuruara do të vihen në punë së shpejti në repartet e çmontimit në Poliçan dhe Mjekës.

KOMENTE