English

Policia rrugore gjobit 672 shoferë gjatë 24 orëve të fundit

Tiranë, 8 dhjetor NOA - Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, po vijon aksionin kundër shoferëve debitorë dhe shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë ditës së djeshme, policia ka ndërmarrë kontrolle dhe masa ndëshkuese ku ka pezulluar për mos shlyerje të detyrime 58 leje qarkullimi të automjeteve.

Nga shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga kundavajtjet administrative, u arkëtuan nga posta Shqiptare 412 masa administrative të likuiduara nga drejtuesit e mjeteve.

"Shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore.

Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës" deklaroi sot Policia e Tiranës.

Kështu, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun e Tiranës nga shërbimet e policisë janë konstatuar dhe vendosur 672 gjoba dhe janë pezulluar 11 leje drejtimi.

k.k/NOA

KOMENTE