Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, Prokuroria çon për ndjekje penale kreun e Komunës së Novoselës, shkeli ligjin
English

Vlorë, Prokuroria çon për ndjekje penale kreun e Komunës së Novoselës, shkeli ligjin

Vlorë 8 dhjetor NOA - Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka dërguar për ndjekje penale kreun e Komunës Novoselë të Vlorës.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme Rait Llanaj si Kryetar Komune ka dhënë një leje për administrimin e shpërndarjes së dheut në një karriere.

Ky vendim është dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi i vetmi autoritet i ngarkuar me ligj për ekzekutimin e ligjit duke kontraktuar me subjekte të ndryshme për shfrytëzimin e karrierave të ndryshme është ministri përkatës.

KRRT e Komunës Novoselë ka miratuar dy leje ndërtimi për ndërtimin e dy objekteve në territorin e Komunës Novoselë më datë 25.02.2008 dhe datë 28.08.2007 Sipas prokurorisë ka rezultuar se të dy këto objekte janë ndërtuar mbi troje që ndodhen jashtë vijës së verdhë të Komunës Novoselë.

I pandehuri si Kryetar i Komunës nuk ka kërkuar miratimin e lejes së ndërtimit dhe të studimit urbanistik KRRT-së së Qarkut të Vlorës për dy objektet.

Nga hetimet ka rezultuar së një nga objektet është ndërtuar në një tokë e cila sipas  nenit 6 të ligjit nr.8405, datë 17.09.1998 nuk mund të tjetërsohej në truall.

k.k/NOA

Â

KOMENTE