Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fini në takim me Topallin: Zgjedhjet tuaja ishin të rregullta, rezultati mos kontestohet
English

Fini në takim me Topallin: Zgjedhjet tuaja ishin të rregullta, rezultati mos kontestohet

Romë, 10 dhjetor, NOA - Vlerësimi i Italisë dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar është se zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në legjitimitet maksimal dhe rezultati i zgjedhjeve nuk duhet e nuk mund të kontestohet, prandaj jeta demokratike shqiptare duhet të hyjë në normalitet të plotë sigurisht brenda parlamentit.

Kështu u shpreh p gjatë vizitës së saj zyrtare në Itali.

Kjo vizitë e Kryetares së Kuvendit u cilësua si një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe si një hap konkret në nxitjen dhe forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimit që ekziston tradicionalisht mes dy vendeve.

Nga ana e saj, duke falënderuar Finin për gjithë mbështetjen që Italia ka dhënë në sfidat integruese të Shqipërisë, kryetarja e Kuvendit vlerësoi faktin se ky shtet ka qenë gjithmonë një avokat i yni, dëshmi e së cilës është edhe vota pro në 16 nëntor si dhe mbështetja e rezolutës së Parlamentit Europian që vlerëson zgjedhjet e 28 qershorit dhe progresin e arritur.

Ndërsa presidenti Fini, duke vlerësuar jo vetëm zgjedhjet e fundit, por edhe dinamikën demokratike dhe hapat e mëdha që Shqipëria po hedh drejt Europës, ritheksoi se Shqipëria europiane është mbi të gjitha një interes i vetë Bashkimit Europian.

"Eshtë domosdoshmërinë që procesi i nisur i Shqipërisë për një anëtarësim të plotë e të shpejtë në BE jo vetëm të mos hasë pengesa, por të përmbyllet në një kohë sa më të shkurtër", mësohet të jetë shprehur ai në konferencën e përbashkët me kryeparlamentaren.

Ndërkaq, në takimin dypalësh u bisedua gjerësisht për komunitetin shqiptar në Itali, një aset i jashtëzakonshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, komunitet i cili, siç tha edhe kryeparlamentari Fini përbëjnë një shembull të integrimit të shqiptarëve në vendet e BE-së.

n.e/NOA

KOMENTE