Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryetarja e Kuvendit takim me presidentin e Italisë, Napolitano
English

Kryetarja e Kuvendit takim me presidentin e Italisë, Napolitano

Romë, 10 dhjetor, NOA - Gjatë vizitës së saj zyrtare në Itali, kryetarja e Kuvendit u prit në një takim të veçantë nga presidenti Giorgio Napolitano, një ndër personalitet më me peshë të politikës italiane.

Presidenti Napolitano tha se po pret me kënaqësi që së së shpejti të vizitojë Shqipërinë, ndërsa vlerësoi progresin ekonomik, social dhe demokratik të Shqipërisë, duke theksuar mbështetjen e plotë të Italisë.

Kjo jo vetëm për liberalizimin e vizave që pritet të finalizohet në korrik të vitit të ardhshëm, por edhe për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.

"Italia ka qenë dhe do të jetë gjithnjë një përkrahëse e fortë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vlerëson arritjet e saj në rrugën e integrimit", u shpreh Napolitani.

Ndërsa, kryetarja e Kuvendit nga ana e saj tha se mbështetja e një vendi mik si Italia mbetet shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ajo e ftoi presidentin Napolitano që gjatë vizitës së tij në Shqipëri t'i adresohet deputetëve dhe të gjithë shqiptarëve me një fjalim në parlament, ftesë që u mirëprit prej tij.

Ndërkaq, në takim u diskutua edhe mbi bashkëpunimin e mëtejshëm ekonomik mes dy vendeve ndërkohë që Italia zë vendin e parë për investime në Shqipëri.

Po ashtu u bisedua për mundësitë e shkëmbimit të studentëve si edhe në fushën e turizmit e të kulturës, mes Italisë dhe Shqipërisë, dy vende fqinje me një traditë të fortë miqësie.

n.e/NOA

KOMENTE