Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rruga e vështirë e Shqipërisë drejt demokracisë
English

Rruga e vështirë e Shqipërisë drejt demokracisë

Shumë vëzhgues u habitën kur në vitin 1997 në Shqipëri shpërtheu një anarki e vërtetë dhe rendi shtetëror u rrënua. Si qe e mundur një avari e tillë tetë vjet pas rënies së murit të Berlinit?

Fabian Schmidt & Angelina Verbica

Pas rrëzimit të komunizmit në vitin 1991 në Shqipëri brenda një dhjetëvjeçari u kryen me shpejtësi të madhe shumë procese, të cilat në vendet e Evropës Lindore kanë zgjatur më shumë se një shekull.

Regjimi komunist la pas një vend të pazhvilluar agrar. Kishte edhe mbetje nga industrializimi i sforcuar shtetëror, por impiantet nuk ishin të afta të përballonin konkurrencën dhe ishin të rrënuara. E gjithë infrastruktura ndodhej në një gjendje të krahasueshme me Evropën Qendrore të fundit të shekullit të 19-të.

Carl-Dieter Spranger, atëherë Ministër gjerman për Bashkëpunimin Ekonomik pat përshkruar me këto fjalë në radion Deutsche Welle përshtypjet e para nga një vizitë në Shqipëri në vitin 1992:

"Situatat katastrofale, me të cilat ne u ndeshëm janë të pashembullta. Kjo relativizon shumëçka, që mund të hasësh, kur viziton vendet klasike në zhvillim, Afrikën dhe Amerikën Latine. Unë do t'i rekomandoja secilit qytetar gjerman të një shoqërie me mirëqenie, që mendon se duhet të kritikojë kushtet e jetesës në Gjermani, të vijë një herë në Shqipëri".

Elita politike e vendit nuk kishte kurrfarë përvoje demokratike. Kishte mungesë të forcave të kualifikuara. Mungonte Know-how në të gjithë sektorët e administratës, drejtësisë, botës së biznesit, teknikës dhe medieve dhe duhej krijuar nga fillimi.

Prodhimi agrar kolektiv i vendit ishte ndërprerë. Vendin e tij e zuri shfrytëzimi i tokës nga familjet dhe fshatarët e vegjël, shpesh me mjete primitive.

Për shkak të kuotës së lartë të papunësisë nisi një emigrim në masë për në Itali, Greqi dhe shtete të tjera të Evropës Perëndimore, por edhe përtej oqeanit.

Spranger theksonte në atë kohë se kjo nuk mund të jetë zgjidhja për problemet e Shqipërisë.

"Ne duhet t'u japim njerëzve këtu mundësinë që të përmirësojnë strukturat, t'i hapin vetes mundësi pune. Ata duhet t'i zgjidhin problemet në vendin e tyre dhe nuk mund të fillojnë t'i zgjidhin problemet në Evropën Perëndimore".

Por më shumë se ndihma për zhvillimin ishin në radhë të parë transfertat financiare të emigrantëve, që krijuan kushtet. Shumica e njerëzve krijuan vetë një ekzistencë në sektorin e transportit, në sektorin e shërbimeve dhe në ndërtim. U krijua një industri me kapacitete të mesme, në radhë të parë e mbështetur nga investimet direkte italiane dhe greke.

Shqipëria në tetë vjetët e parë të post-komunizmit u bë qendër te veprimtarisë së parregullt tregtare dhe ndërtuese. Në këtë mënyrë u krijuan hapësira, që u siguruan njerëzve shumë shpejt të ardhura në rrugë joburokratike.

Ana tjetër e medaljes ishin ndërtimet ilegale, ç'popullimi i shumë fshatrave malorë dhe lëvizja e popullsisë në vend.

Si një fenomen i veçantë i shoqërisë postkomuniste të Shqipërisë veçohet krijimi i firmave piramidale.

Të ngritura në qiell nga mediat dhe politikanët e papërvojë si shans i kapitalizmit, njerëzit u gënjyen dhe futën në to kursimet për të cilat kishin punuar shumë.

Deri në pranverë të vitit 1997 numri i investuesve të kapitalit u rrit pa pushim, të joshur nga përqindjet deri mbi 30 për qind në muaj.

Kur flluska plasi shkaktoi një revoltë të armatosur. Vendi ra për disa muaj në gjendje anarkie. Kryengritësit në Vlorë kërkonin t'u ktheheshin paratë dhe bënin thirrje për rrëzimin e qeverisë.

Presidenti Sali Berisha iu drejtua në atë kohë me këto fjalë kryengritësve:

"Ne do të përdorim të gjitha mjetet ligjore, për të dënuar rebelimin e kuq dhe për të vepruar me forcë kundër rebelëve që luftojnë kundër Shqipërisë dhe demokracisë".

Vetëm dërgimi i misionit stabilizues ushtarak të NATO-s së bashku me përpjekjet për ndërmjetësim të OSBE-së mundën të krijonin kornizën për rivendosjen e rendit shtetëror dhe zgjedhje të lira, të cilat Berisha pastaj i humbi.

Zhvillimi i vrullshëm i Shqipërisë pësoi kështu vetëm një ndërprerje të shkurtër. Tirana është sot një metropol, që pulson, disi konfuze, por nga kaosi i viteve të transformacionit krijohet gjithnjë e më shumë një strukturë urbane.

Berisha është kthyer në vitin 2005 përsëri në pushtet, zgjedhësit të zhgënjyer nga korrupsioni i socialistëve, e bënë atë kryeministër.Â

KOMENTE